Gazetarët punojnë në kushte të vështira dhe përballen me kërcënime!

nga I.A

Shkup, 5 nëntor – Gazetarët nuk paguhen sa duhet dhe vazhdimisht përballen me kërëcnime të natyrave të ndryshme, kjo nënkupton se ata punojnë në kushte jo të volitshme. Kjo qasje dhe gjendje shpien drejt një gazetarie jo profesionale dhe jo aq produktive për publikun. Gazetarët duhet të kenë paga të majme dhe të kënaqshme në mënyrë që ta bëjnë punën e tyre me vullnet të plotë dhe sigurisht kjo të rezultojë me rezultate pozitive. Pagat e larta të gazetarëve minojnë edhe hapësirën e politikanëve për të “kap” media apo gazetarë të caktuar. Ky minim i kësaj hapësire i shërben mediave profesionale duke sjell lajme dhe informim profesional pa qenë të ndikuar e as të frikësuar. Mbi të gjitha nuk duhet të harrojmë se edhe gazetarët janë qytetarë të rëndomtë sikur gjithë të tjerët, mbajnë familje dhe duhet të jetojnë në këtë vend të kapluar nga kriza të shumëfishta, shkruan Zhurnal.

70% e gazetarëve paguhen me pagë nën mesataren, edhe kërcënimet janë shtuar –

Këtë vit janë regjistruar 4 raste më serioze shkelje të të drejtave të gazetarëve dhe një sërë kërcënimesh online dhe 8 të ashtuquajtura “padi të verbëra”. Këtë e bëri me dije kryetari Shoqatës së Gazetarëve, Mlladen Çadikovski, me rastin e 2 nëntorit, Ditës ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së sulmeve ndaj gazetarëve.

“Ky është një një sinjal alarmant për zmadhimin e pasigurisë fizike dhe juridike, me të cilën po përballen gazetarët në kryerjen e punës së tyre. Dua të theksoj dy rastet më specifike, të cilat kërkojnë hetim urgjent dhe përgjigjen e duhur janë: I pari është djegja e veturës të kolegut tonë në Shtip dhe i dyti ndjekja dhe inçizimi i gazetares të koleges tonë”.

Kurse kryetari i Sindikatës së Pavarur të gazetarëve Pavle Bellovski thotë se analizat e sondazhit të intervistimit të 450 gazetarëve dhe punonjësve meditatik janë shqetësuese.

“45% e kolegëve tanë gjatë punës së tyre kanë përjetuar nënçim, ose diskreditim, 25% janë përballur me kërcënime ose frikësime. Vetëm 14% e atrye që kanë denoncuar, institucionet shtetërore i janë përgjigjur pozitivisht”.

E prokurori publik Lupço Kocevski premtoi se të gjitha lëndët që lidhen me cenimin e sigurisë së gazetarëve do të kenë përfundim, prandaj dhe në 4 prokuroritë publike në mbarë vendit, ka emëruar prokurorë të posatshëm që do të merren me këto lëndë.

“Në katër Prokuroritë Publike në Shkup, Shitp, Mnastir dhe Tetovë janë emëruar prokurorë, të cilët do ta ndjekin punën e lëndëve që kanë të bëjnë me cënimin e sigurisë së gazetarëve. Si Prokurori Publike u përfshim në përgatitjen e manualit për sigurinë e gazetarëve, punojmë aktivisht me shoqatat e gazetarëve dhe gazetarët për mos tolerimin e sulmeve”.

Ministri i Punëve të Brendshëm Pançe Toshkovski me këtë rast i kërkoi falje gazetarit Furkan Saliut, i cili u arrestua para disa muajve, se siç tha ka vlerësuar se veprimet e Saliut kanë elemente të veprës penale.

“Të kërkoj falje që prokurori publik ka vlerësuar se ka elemente të shkeljes dhe jo të veprës penale, por në pjesën e asaj që keni pasur kontakt fizik me zyrtarin policor, nëse dëshironi edhe fizikisht mund të ja u tregoj se si ka qenë”.

Ajo që gjithashtu është shqetësuese në punën e gazetarëve sipas folësve është se 70% e gazetarëve në vendin tonë paguhen me pagë nën mesatare.

Rëndësia e punës në media –

Puna e gazetarit është e rëndësishme, bazike e jetike sidomos për vendet të cilat pretendojnë të jenë vende demokratike kuptimplota. Sepse në një vend në çfarë gjendje janë mediat kuptohet se në çfarë niveli është edhe zhvillimi demokratik. Për Maqedoninë e Veriut si vend që është në tranzicion është më së e rëndësishme që fokus i madh t’i kushtohet edhe zhvillimit dhe lirisë së medias, duke krijuar kushte solide dhe hapësirë të mjaftueshme për gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Gazetaria pa presion e pa censuruar prodhon lajm dhe informacion të duhur e të nevojshëm për qytetarët. Në momentin që ndaj gazetarëve shkaktohet presion e frikë nga pushteti rrezikohet të humbë kuptimi dhe nevoja për ekzistimin e mediave.

Gazetarët në çdo ditë të punës së tyre përballen me politikanët të cilët i ndajnë në dy kategori gazetarët: në gazetarë të mirë dhe jo të mirë. Të mirë i konsiderojnë ata që nuk u merren me investigim e nuk kërkojnë llogari por vetëm raportojnë. Gazetarët nuk janë propagandues, e kjo gjë kërkohet shpesh herë të bëhet prej tyre për qëllime e përfitime partiake e personale, por një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

Duhet të krijohet parim në shtet që mbrojtje e gazetarëve të jetë prioritet sepse nënkupton edhe mbrojtjen e fjalës së lirë, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të demokracisë. E përpos kësaj gazetarët kanë nevojë për paga të dinjitetshme dhe jo paga simoblike e nën mesataren sepse pastaj është e vështirë të bëhet puna me vullnet të plotë. Kur gazetarët paguhen mirë ata edhe punën e tyre e bëjnë mirë si dhe minohet hapësira për keqpërdorimin e gazetarisë si mjet përfitimi e pasurimi. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More