Gazetari Ivanovski: Sigurimi i Danella Arsovkës më shtyu me bërryl (Video)

Shkup, 24 shtator – Në nënshkrimin e sotëm të kodit për zgjedhje fer dhe demokratike që u mbajt në qytetin e shkupit, ka ndodhur një incident pas deklaratave para gazetarëve të kandidates së pavarur, Danella Arsovska, përcjellë Zhurnal.

Arsovska, e cila 40 minuta u vonua në nënshkrim, më vonë iu drejtua gazetarëve dhe lejoi pyetje të gazeterëve, por jo edhe pyetje që nuk i pëlqenin.

Gazetari Sashe Ivanovski – Politiko i shtroi pyetje për angazhimin e saj politik, ndërsa Danella Arsovska e lëshoi foltoren dhe e ndërpreu konferencën për shtyp. Më pas gazetari u përpoq të mer përgjigje për pyetjeet e tij por u shtye ashpër nga sigurimi i saj.

“Shtrova tre pyetje në press konferencë që nuk i pëlqyen dhe ajo iku. Unë u nisa pas saj ndërsa dy persona më shtynë me bërryl, ndërsa ajo vetëm shikonte dhe nuk i ndaloi. Si gazetar ndjehesh i kërcënuar në një situatë të tillë, nuk e di nëse sigurimi do të godasë. Me Mickoskin përshembull asnjëherë nuk kam patur problem të tillë. Për këtë incident do të reagoj para SHGM-së dhe OSBE”, tha Ivanovski i cili komentoi rastin.

Për koment nga Slloboden Peçat e kanë kërkuar edhe kandidaten Danella Arsovska por është përgjigjur përfaqësuesja e saj për media, Hristina Paneva.

“Situata nuk ishte ashtu që zonja Arsovska të mos dëshirojë të përgjigjet. Ajo u përgjigj në të gjitha pyetjet, ishin tre apo katër në konferencë. Duheshte të ikim sepse ishim vonë për takim. Unë u përpoqa të bisedoj me të dhe t’i them pyetjet t’i dërgojë me email por ai nuk deshti. Mendoj se i ndamë mjaft kohë. Për ne me rëndësi është që gazetarët të jenë të kënaqur. Përndryshe Danella nuk ka fare sigurim, njëri ka qenë fotograf, një tjetër i angazhuar për media sociale si dhe një familjar i saj”, thotë Paneva.

Ajo shton se Ivanovski duhet të ndjekë rrugën ligjore dhe të ankohet te institucionet kompetente.//Zhurnal.mk

Related posts

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do të informojë për përgatitjet për zgjedhjet lokale

R Zh

Shekerinska: Aleanca me SHBA-në asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme

D V

Stoev: Presim nga Maqedonia e Veriut të tregojë vullnet politik për tejkalimin e dallimeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More