Gazetari rus që fitoi Çmimin Nobel për Paqe: ‘Kjo shkon për Anna Politkovskaya’ dhe kolegë të tjerë që vdiqën për të mbrojtur lirinë e shprehjes

Kryeredaktori i Novata Gazeta, Dimitri Muratov, tha se Çmimi Nobel për Paqe që iu dha është një dëshmi e përkushtimit të gazetës ndaj fjalës së lirë dhe kolegëve të që tij që kanë vdekur për lirinë e fjalës, transmeton Telegrafi.

“Kam punuar, isha i zënë. Ata më telefonuan nga Komiteti i Nobelit, por unë nuk e hapa telefonin. Unë nuk kisha kohë madje të lexoja të gjithë tekstin. Por do t’ju them këtë: kjo nuk është meritë e imja. Kjo është Novaya Gazeta. Meritë e atyre që vdiqën duke mbrojtur të drejtën e njerëzve për lirinë e fjalës. Meqenëse ata nuk janë me ne, besoj që duhet t’ju tregoj të gjithëve. Ky është Igor Domnikov, ky është Yura Shchekochikhin, kjo është Anna Stepanovna Politkovskaya, kjo është Nastya Baburova, kjo është Natasha Estemirova, ky është Stas Markelov. Çmimi shkon për ta”, tha Muratov.

Anna Politkovskaya, dikur një zë udhëheqës në Rusi që raportonte për luftën në Çeçeni për Novaya Gazeta, u vra 15 vjet më parë. Muratov dhe ish-kolegë të tjerë përkujtuan Politkovskaya-n në një ceremoni jashtë zyrave të gazetës në Moskë. 

Related posts

Shefi i BioNTech: Virusi nuk ka në plan të largohet, është një evolucion i vazhdueshëm dhe sapo ka filluar

D V

Xi Jinping: Kina do t’i ofrojë 2 miliardë doza vaksinash të COVID-19 botës këtë vit

Redaksia

Biden: Talebanët duhet të vendosin nëse duan njohje ndërkombëtare

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More