Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se në veturën e tij është vendosur një pajisje e dyshimtë.
Kajtazi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se sot pasi e ka dërguar veturën e tij në servis për kontroll është gjetur një pajisje e dyshimtë në anën e majtë të rrugës.
Ai po ashtu ka treguar se Policia është në vend të ngjarjes si dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afër rrotës. Policia është në vend të ngjarjes duke pritur njësitë e specializuara. Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, ka shkruar Kajtazi.