Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gazetarja e pavarur që raportoi për shpërthimin e coronavirusit në Wuhan, dënohet me katër vite burg

Një gazetare e pavarur kineze që raportoi nga Wuhani në kulmin e shpërthimit fillestar të coronavirusit, është burgosur për katër vjet nga një gjykatë e Shangait, tha avokati i saj të hënën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ish-avokatja, Zhang Zhan udhëtoi në qytetin qendror kinez në muajin shkurt për të raportuar mbi pandeminë dhe përpjekjet pasuese për ta menaxhuar atë, ashtu siç autoritetet filluan t’i frenojnë mediet shtetërore dhe ato private në vend.

Ajo u zhduk nga Wuhani në muajin maj derisa më vonë u zbulua se ishte ndaluar nga policia në Shangai.

Zhan u akuzua për “grindje dhe nxitjen e telasheve”, një vepër që përdoret zakonisht për të shënjestruar gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Ajo është gazetarja e para ‘qytetare’, që dihet se është dënuar për rolin e saj në raportimin mbi pandeminë e coronavirusit.

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...