Bota

Gazetarja i vë flakën vetes para ministrisë së Brendshme, një ditë pasi policia i kontrolloi shtëpinë

Një redaktore lajmesh në Rusi i dha fund jetës duke i vënë zjarrin vetes përpara zyrave të ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhniy Novgorod, raportojnë mediat lokale.

Irina Slavina më herët shkroi në Facebook: “Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time.”

Ajo tha të enjten se policia kishte ushtruar kontroll në banesën e saj duke i sekuestruar kompjuterë dhe dosje me materiale.

Slavina ishte kryeredaktore e faqes së lajmeve në internet KozaPress.

Motoja e medias është “lajmet dhe analizat” dhe “pa censurë”.

Autoritetet deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment mbi çështjen.

Vitin e kaluar, redaktorja u gjobit për “mosrespektim të autoriteteve” në një nga artikujt e saj./BBC

Postime të ngjashme

Së paku 12 civilë të vrarë nga bombardimet e Armenisë në qytetin e dytë më të madh azer

admin

Bizneset e huaja dëshmojnë rritjen ekonomike

Z H

Bideni e vendosi/ Kush do të jetë sekretari i shtetit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...