Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Gazidis: Do të bëjmë gjithçka që Ibra, Calhanoglu e Donnarumma të rinovojnë

Ivan Gazidis kthehet të flasë në një intervistë ekskluzive të gjatë, për “Sky Sport”. Shumë janë temat e trajtuara nga CEO i Milanit, midis të tashmes dhe së ardhmes:

“Stefano (trajneri) është një njeri shumë inteligjent, i thjeshtë, por edhe shumë i thellë. Ai menjëherë e kuptoi se jemi nën presion në këtë sport, erdhi në një kohë të vështirë për klubin, por kurrë nuk u ankua për situatën. Ai ka aftësinë për të menaxhuar një klub kaq të madh”, u shpreh Gazidis, i cili është rikthyer të flasë për trajnerin gjerman Rangnick.

“Për mua vendimi ishte i hapur, gjithnjë i thoja Stefanos: Zgjedhja duhej të bëhej për merita sportive. Një vit më parë humbëm kundër Interit. Nga ai moment kuptuam se kishte diçka dhe Stefano ishte zgjedhja e duhur”, tregon Gazidis.

Gazidis më pas shpjegon rolin e Paolo Maldini brenda klubit.

“Fillimisht kishim gjuhë dhe kultura të ndryshme, tani po rritemi së bashku dhe e jona është një marrëdhënie e fortë. Ndonjëherë nuk pajtohemi, por është normale. Maldini përfaqëson historinë e klubit për mua, por kjo nuk është arsyeja pse e zgjodha. Paolon e zgjodha sepse shoh diçka të veçantë tek ai. Një njeri me vlera moderne, njerëzore dhe me dëshirë për të mësuar. Shpresoj se do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë”, vazhdon më tej Gazidis.

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, megjithë moshën e suedezit, nuk e përjashton rinovimin e Zlatan Ibrahimovic. Ai përsërit se po punon për zgjatjen e marrëveshjeve me Donnarumma dhe Calhanoglu.

“Ibrahimovic është përjashtim nga të gjitha rregullat, gjithmonë, ai është i veçantë. Zlatan ka cilësi të jashtëzakonshme personale dhe fizike. Ibra ndryshon rregullat. Çdo gjë është e mundur sa i përket rinovimit. Kjo sfidë është më romantikja e karrierës së tij, sepse ka një histori me këtë klub. Ai mund të pensionohet nesër, sepse tashmë ka bërë gjithçka. Unë mendoj se e ndjen këtë sfidë në një mënyrë të veçantë. A mund të rinovojë? Pse jo. Donnarumma dhe Calhanoglu? Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur një marrëveshje. Ne duam që ata të qëndrojnë, janë dy lojtarë të rëndësishëm për ekipin dhe profesionistë të mëdhenj. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur, por zgjedhja do të jetë gjithashtu e tyre. Ne do ta respektojmë atë. Personalisht kam besim se mund të gjendet një marrëveshje”, shtoi më tej drejtori i përgjithshëm i Milanit.

Nga ana tjetër, Gazidis preferon të mos thotë shumë për fjalën “Scudetto”.

“I yni është një projekt afatgjatë. Unë erdha këtu, sepse kam një ëndërr për këtë klub, por ëndrrat bëhen realitet vetëm me punë. Unë kam bërë gabime dhe do të bëj të tjera në të ardhmen, por vetëm për interesat e klubit. Mbërrita këtu sepse kam një ëndërr futbolli për Milanin, e cila do të realizohet vetëm me punë të palodhur”, përfundo Gazidis.

Postime të ngjashme

Mercedes-AMG paraqet tre vetura garash për nder të “Red Sow”

D V

“Juventusi ka ofruar çfarë kemi kërkuar” – presidenti i Santos konfirmon marrëveshjen me Biankonerët për Kaio Jorgen

D V

Ekipi i xhudos së bashku me kryeministrin Kurti flasin para mijëra qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti”

D V

Të ARTAT e Kosovës u drejtohen qytetarëve: Medaljet janë për popullin

D V

Mourinho harron Xhakën, tani shikon nga mesfushori i Bundesligës

D V

“Nuk është zgjidhur ende, por po punojmë në kontratën e re” – Laporta konfirmon se ka ngecje në marrëveshjen e re me Messin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...