Gazment Bardhi rikonfirmohet kryetar i grupit parlamentar të PD-së

nga D. V.

Gazment Bardhi do të jetë sërish kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Lajmin e dha sot kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie.

Berisha gjithashtu u shpreh se Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti do të jenë nënkryetarë. Ndërsa nënkryetar i Kuvendit do të jetë Agron Gjekmarkaj.

“Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe këtij parimi duhet t’i mbahemi sepse është i drejtë”, tha Berisha.

“Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe udhëhoqi grupin me një vendosmëri të madhe, në kushte të vështira”, u shpreh Berisha.

Berisha shprehu bindjen se, “ky grup me mbështetjen që do i bëjë Gazment Bardhit, do të njohë një perfomancë të re gjatë kohërave që vijnë”.

“Për nënkryetarë të grupit parlamentar, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, dy të rinj me formimin e tyre politik, me kontributet e tyre. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer me përgjegjësi të madhe edhe si deputete edhe si sekretare dhe zëdhënëse, Ledina Aliolli”, tha Berisha.

PD do të miratojë më pas edhe bashkëpërfaqësuesit në komisionet parlamentare. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More