Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Geci kërkon nga elektorati t’i qëndrojnë besnik LDK-së

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka kërkuar nga elektorati t’i qëndrojë “besnik” LDK-së.

Kjo pasi sipas tij, të gjithë subjektet tjera politike presin të rriten në saje të ndarjes së partisë e cila u themelua nga Ibrahim Rugova.

“Harroni individë se individët shkojnë e vijnë por ti qëndrojmë besnik programit të LDK-së si program i qendrës së djathtë”, ka shkruar Geci në Facebook.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Ai shtoi se “LDK nuk është pronë private e askujt”, sipas tij është “shkollë politike”.

“Të gjithë e dim se 80 % e programit të LDK-së është inkorporuar në programin qeverisës të Kurtit ,sepse LDK ka njerëz që dijnë të krijojnë program zhvillimor, të tjerët nuk kanë njerëz që dijn të bëjnë program, prandaj edhe të gjithë dëshirojnë të bëjnë koalicion me LDK-në”, ka thënë ai.

Postime të ngjashme

Haxhiu flet për postet: Kurti do të jetë kryeministër

T E

Zgjedhjet 2021, diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

T E

S’ka shpjegim pse u tërhoq urdhërarresti ndaj Radoiçiqit

T E

Osmani takohet me Lajçakun nesër

T E

Osmani dhe ambasadori turk flasin për krijimin e institucioneve të reja

S.B.

Drecun: Lajçaku po përpiqet të bjerë dakord për vazhdimin e dialogut

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...