Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Geer: Ekzistojnë shumë spekulime në mediume, me rëndësi të arrihet marrëveshje rreth kornizës së bisedimeve

Zhurnal Ads

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Ambasadori i BE-së në vend, David Geer nuk deshi të komentojë shkrimet e portalit belg “Politico”, ku thuhet se ministrat e BE-së kanë arritur “kompromisin bullgar”.

“Ekzistojnë shumë spekulime në mediume për shumë tema. Nuk mendoj se ka diçka të dobishme nëse komentoj këto spekulime. E rëndësishme është që të vazhdojnë diskutimet. Duhet të arrihet marrëveshje rreth kornizës së bisedimeve, si pikë referente në bisedimet për anëtarësim me BE-në. Pastaj do të mundemi të organizojmë konferencën ndërqeveritare, që të nisim vetë procesin. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasadori Geer.

Gjatë ditës së djeshme portali belg “Politico” kishte publikuar një artikull ku thuhet se ka kompromis nga pala bullgare, sipas të cilës Këshilli Ambasadorëve ka arritur marrëveshje, ku Bullgaria nuk do të bllokojë Konferencën Ndërkombëtare të Maqedonisë me BE-në dhe do ta njohë identitetin maqedonas, por që sipas tyre Maqedonia e Veriut duhet të pranojë “të vërtetën historike”, që identiteti maqedonas është i bazuar në atë bullgar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

#NEJEMINATO / Organizimi ushtarak dhe struktura e NATO-s

R ZH

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme

Z H

1085 raste të reja, 12 të vdekur dhe 283 të shëruar, bilanci me Covid 19

T E

Spasovski: Gruevski do të kthehet dhe do ta vuajë dënimin me burg

Z H

Në pranverë zgjedhje brendapartiake për udhëheqësi të re në LSDM, partia ribrendon ngjyrën e kuqe

admin

Gjendja me covid po përmirësohet, ulet numri i të prekurve dhe të vdekurve

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...