Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë Maqedoni

Geer me mesazh për mbrojtje të pasurisë natyrore dhe kulturore në Ohër

Shkup, 10 qershor – Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian i mbështet fuqimisht aktivitetet për heqjen e ndërtesave të paligjshme në rajonin e Ohrit. Ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir në profilin e tij në Tuiter ka shkruar se nuk ka vend për ndërtesa të paligjshme në brigjet e Liqenit të Ohrit dhe ato duhet të hiqen.

“Pasuria unike natyrore dhe kulturore e rajonit – e njohur nga UNESCO – duhet të mbrohet. Duke e mbrojtur trashëgiminë e Ohrit tani, ne gjithashtu po investojmë në vendet e punës dhe i përmirësojmë aktivitetet e shërbimit tani dhe në të ardhmen”, qëndron gjithashtu në mesazhin e Gir.

Kryetari i Ohrit u falënderua publikisht për mbështetjen në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve të UNESCO-s dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.

Unë jam veçanërisht krenar që partnerët tanë strategjikë nga BE i njohin përpjekjet tona për respektimin e ligjeve dhe sundimit të ligjit, duke i dhënë kështu fund dekadave të degradimit të bregdetit,” shkroi Georgieski në përgjigje të mesazhit të euroambasadorit Gir.

Postime të ngjashme

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...