Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Geer: Qeveria e Maqedonisë së Veriut mund të pres mbështetje nga BE

Zhurnal Ads

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, zhvilloi sot një video takim me Shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Ambasadorin David Geer, me të cilin diskutuan për zbatimin e reformave në vend drejt procesit të integrimit në BE.

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është interes kombëtar, tha Bytyqi dhe shtoi se në periudhën vijuese, do të punohet përkushtuar në forcimin e kapacitetit njerëzor për të zbatuar reformat e nevojshme, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe sundimi i ligji dhe drejtësia për të gjithë, ndërsa në të njëjtën kohë resurse të mëdha do të drejtohen në realizimin e investimeve kapitale, me qëllim të lidhjes më të mirë të infrastrukturës në vend, por edhe Maqedoninë e Veriut me vendet e tjera të rajonit.

Ambasadori Geer ripohoi qëndrimin që delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup do të mbetet pjesëmarrëse aktive në procesin e reformës dhe konfirmoi se Qeveria mund të presë mbështetjen e BE-së në projekte që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët e saj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mësimi online, mësimdhënësit të shqetësuar për suksesin e nxënësve

E.E.

Ruçi takon Afrim Gashin

T E

Debat i Komisionit për pensionin e detyrueshëm në moshën 64 vjeçare

E.E.

Besimi: Më shumë para për vitin 2021 për politikat reformuese

T E

Afrim Gashi u takua me Shefin e Delegacionit për BE në Shkup

T E

Editorial: Opozita me të drejtë kërkon të profesionalizohet Komisioni për mbrojtje nga pandemia!

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...