Agjencia Zhurnal.mk

Geer: Shpresoj në mbajtje të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare

Shkup, 29 shtator – Zhurnal.mk- Shpresoj që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur. Tani është e nevojshme që vendet anëtare të bien dakord mbi versionin përfundimtar të kornizës negociatore, e cila praktikisht e hap derën për të filluar me negociatat, tha ambasadori i ri i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, në një intervistë ekskluzive për MIA-n.

I pyetur nëse memorandumi i Bullgarisë, me të cilin kushtëzohet procesi i negociatave të vendit, eventualisht do ta vonojë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Gir thotë se për momentin vendet anëtare po debatojnë për kornizën negociuese, ky është proces i brendshëm i Unionit dhe se nuk mund t’i komentojë diskutimet e brendshme të vendeve-anëtare.

Gir i vlerësoi Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë si shembuj pozitivë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. “Është shumë e rëndësishme të vazhdohet zbatimi i këtyre marrëveshjeve bilaterale në një atmosferë të mirë”, tha ambasadori i ri i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir në intervistë.

Me eurombasadorin gjithashtu biseduam edhe për përpjekjet e Qeverisë në reformat që duhet t’i zbatojë në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, për pakon e re të madhe të ndihmës financiare të BE për rajonin për t’u përballë me pasojat e krizës së shkaktuar nga Kovid-19.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...