Maqedoni TOP LAJM

Geer: Vendi është në drejtimin e duhur, të rritet ritmi në reformat e drejtësisë

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator – Zhurnal.mk – Shpresoj se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Tani nevojitet vendet-anëtare të kontraktojnë versionin final të kornizës së bisedimeve, që praktikisht e çel derën për të filluar bisedimet, shprehet euroambasadori i ri në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, në intervistën ekskluzive për MIA-n.

Në pyetjen nëse memorandumi i Bullgarisë, me të cilin kushtëzohet procesi i bisedimeve i vendit, eventualisht do ta kishte prolonguar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Giri për MIA-n shprehet se në këtë moment vendet anëtare janë duke debatuar për kornizën e bisedimeve, ky është një proces i brendshëm i Bashkimit dhe se nuk mund t’i komentojë diskutimet e brendshme të vendeve anëtare.

Giri i vlerësoi Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë si shembuj pozitiv jo vetëm në rajonin, por edhe më gjerë. – Është shumë me rëndësi që të vazhdohet me implementimin e këtyre marrëveshjeve bilaterale në atmosferë të mirë, shprehet euroambasadori i ri në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.

Euroambasadori Gir vjen nga Shërbimi evropian për veprim të jashtëm (ЕЕАС) i Bashkimit Evropian, ku ishte në krye të Sektorit për sanksione politike. Ai 25 vite punon në BE në poste që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, veçanërisht me vende nga Evropa Lindore.

Me euroambasadorin bisedojmë edhe për përpjekjet e Qeverisë në reformat që duhet t’i zbatojë në luftën kundër korrupsionit, sundimin e së drejtës, për pakon e re të madhe të ndihmës financiare të BE-së për rajonin për përballje me pasojat nga kriza e shkaktuar nga Kovid-19…

Ambasadori Gir, Ju para do kohë e morët postin e ambasadorit të ri të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut. Nga cili post vini nga Brukseli, sa është përvoja juaj në proceset eurointegruese?

Para se të marrë postin e tanishëm isha në krye të ekipit për sanksione që punonte në sanksionet e Bashkimit Evropian. Por, punoj për Bashkimin Evropian, më saktësisht në orbitën e BE-së, në 25 vitet e fundit edhe atë gjithmonë në poste që kanë të bëjnë me punët e jashtme, veçanërisht me vendet e Evropës Lindore, si Ukraina, Moldavia, Kaukazi, si dhe në vendet mesdhetare. Kam ushtruar postin edhe në Gjeorgji, ku isha përgjegjës edhe për Gjeorgjinë edhe për Armeninë. Isha edhe zëvendës i shefit të delegacionit të Bregut Perëndimor në Gazë. Në të gjitha këto poste, njëri prej elementeve kyçe bashkë me zhvillimin e marrëdhënieve me vendet partnere është që të vendosen të gjitha veglat e ndryshme të BE-së, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndihmën tonë për tregti, punë të brendshme, energjetikë, mbështetje për sundimin e së drejtës, demokratizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore dhe një spektër të gjerë të gjërave në të cilat kam qenë i angazhuar. Dhe të gjitha këto aspekte kanë qenë të rëndësishme për kontekstin e tanishëm se si lëvizim drejt çeljes së bisedimeve.

Vini në një periudhë kyçe për eurointegrimet e Maqedonisë, kur duhet të miratohet korniza e bisedimeve, pas çka duhet të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare, me çka edhe zyrtarisht do të fillojnë bisedimet për anëtarësim. A mund të na tregoni se çfarë do të paraqesë çelja e bisedimeve për qytetarin e rëndomtë?

Fillimi i bisedimeve konsiderohet si moment kyç për vendin në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ai gjithashtu shënon intensifikimin e punës praktike të Maqedonisë së Veriut të harmonizohet me ligjet dhe standardet e BE-së. Kjo mbulon një pjesë më të madhe, si për shembull mbështetje të sundimit të së drejtës dhe demokracisë mbrojtje të të drejtave të njeriut, krijim të klimës investuese, si dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe krijimin e ekonomisë së tregut të fuqishme dhe të shëndoshë. Theksi njëherësh është edhe në legjislacionin dhe në zbatimin e ligjeve.

Në fakt, procesi i bisedimeve është tentim që të sillet BE-ja në Maqedoninë e Veriut. Procesi do të zgjasë, por secili hap përpara në procesin e bisedimeve, më konkretisht në zbatimin e reformave, duhet të sjellë ndryshim të kapshëm, pozitiv në jetën e qytetarëve të rëndomtë. Për shembull, përparimi në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor do të thoshte se qytetarët do të thithnin ajër të pastër dhe mjedis më të pastër. Përparimi në sundimin e së drejtës dhe në luftën kundër korrupsionit do të duhej ta rritë besimin e qytetarëve, por edhe besimin e investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të kishte kontribuar drejt numrit të rritur të investimeve dhe më shumë vende të punës. Si do të intensifikohet procesi, ashtu edhe vendi do të fillojë të funksionojë praktikisht si anëtare e BE-së, ndërsa qytetarëve të saj do t’u mundësojë t’i gëzojnë të drejtat e njëjta si edhe ata në BE. Me mundësi të këtilla, të rinjtë pritet në numër të madh të shikojnë veten në të ardhmen në Maqedoninë e Veriut sesa diku jashtë vendit.

Një anëtare e BE-së, Bullgaria, dhjetë ditë më parë u dërgoi vendeve të tjera anëtare të BE-së një memorandum me të cilin parashtron kushte për Maqedoninë e Veriut prej të cilave varet procesi i bisedimeve të vendit. A do ta kishte prolonguar kjo mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe që do të thoshte prolongim eventual për Maqedoninë e Veriut dhe për rajonin?

Para së gjithash ju përkujtoj se për të qenë Maqedonia e Veriut në këtë fazë, të gjitha anëtaret duhej të marrin vendim politik, gjë që edhe ndodhi në muajin mars, lidhur me fillimin e bisedimeve aderuese. Më pas, Komisioni Evropian e prezantoi propozim-kornizën e bisedimeve në korrik. Në këtë moment, vendet anëtare debatojnë në temën e kornizës së bisedimeve. Ky është një proces i brendshëm i Bashkimit në kuadër të të cilit vendet anëtare i paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me dokumentin dhe duhet ta kontraktojnë versionin final. Ai duhet të miratohet në konferencën e parë ndërqeveritare. Shpresoj se keni mirëkuptim se nuk mund të jap koment për diskutimet e brendshme të vendeve anëtare. Shpresoj se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpejtë që të jetë e mundshme.

Ministri gjerman i Evropës, vendi i të cilit është kryesues aktual i BE-së, duke u përqendruar në memorandumin bullgar, tha se anëtaret e BE-së nuk duhet të imponojnë kushte dhe kritere të reja. A konsideroni se kontestet bilaterale duhet të jenë pjesë e procesit të bisedimeve?

– Kushtet për anëtarësim në BE ishin përkufizuar në pako të kritereve të kontraktuara në Kopenhagë më 1993. Për Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal konsiderohen si element jashtëzakonisht të rëndësishëm në procesin e zgjerimit, e njëherësh edhe për Procesin e stabilizim-asociacionit.

Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë konsiderohen si shembuj pozitiv jo vetëm në rajonin, por edhe më gjerë. Është shumë me rëndësi që të vazhdohet me implementimin e këtyre marrëveshjeve bilaterale në atmosferë të mirë.

Vallë përveç Bullgarisë, edhe vende të tjera anëtare ndoshta kanë rezerva për fillimin zyrtar të bisedimeve?

– Siç thashë tashmë, diskutimet në Bruksel janë rreptësisht të besueshme dhe nuk mund t’i komentoj qëndrimet e disa vendeve të caktuara anëtare. Tashmë e përmenda se vendimin politik me të cilin u aprovua fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut e miratuan vendet anëtare në muajin mars. Tani nevojitet që vendet anëtare ta kontraktojnë versionin final të kornizës së bisedimeve, që praktikisht e çel derën për fillimin e bisedimeve.

Më 6 tetor pritet edhe Raporti i KE-së për përparimin e reformave të vendit. Gjatë takimeve Tuaja të para me kreun shtetëror të Maqedonisë, porositët se sundimi i së drejtës do të jetë pikënisja dhe hapi i fundit i kapitullit të fundit në bisedimet. Si i vlerësoni angazhimet e deritanishme të Qeverisë në këtë plan?

– Vendi ka bërë përparim të konsiderueshëm në fushën e sundimit të së drejtës. Po të mos ishte kështu, Këshilli i BE-së nuk do të aprovonte çeljen e bisedimeve në muajin mars. Mirëpo, përpjekje edhe më të mëdha janë të domosdoshme në këtë plan. Edhe ajo që vihet theksi në këtë çështje në të gjitha aspektet e reformave dhe në jetën e përditshme, do të thotë se kjo çështje do të mbetet të qëndrojë përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, pa marrë parasysh nëse flasim për forcimin e pavarësisë së jurisprudencës, luftë kundër krimit të organizuar ose ndjekje të funksionarëve për keqpërdorim të postit ose korrupsionit. Ne shikojmë lëvizje në drejtimin e duhur në të gjitha këto fronte, dhe në takimin tim të parë me kryeministrin Zaev dhe anëtarët e Qeverisë, unë porosita se vendi duhet ta rrisë ritmin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës dhe në këtë mënyrë të vazhdojë deri në vetë fundin e bisedimeve.

Kriza e Kovidit u reflektua më së shumti në ekonominë, si brenda në BE ashtu edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. BE-ja deri tani ka ndarë ndihmë financiare për vendet e rajonit, ndërsa tani duhet të jetë e prezantuar edhe pakoja e madhe prej 3,3 miliardëve. Na tregoni më hollësisht se çfarë do të përmbajë pakoja dhe nëse kjo mjafton që këto vende të përballen me pasojat nga kjo krizë në planin shëndetësor dhe socio-ekonomik, më konkretisht Maqedonia e Veriut?

– BE-ja iu përgjigj krizës në Ballkanin Perëndimor në mënyrën që është unike, por edhe ka përfshirë shumë dhe është mjaftë e rëndësishme. Prej fillimit të pandemisë, BE-ja i ndau shpejtë veglat që i ka për t’u përballur me pandeminë në anëtaret e saj, si furnizim i pajisjes së domosdoshme mjekësore dhe u ndihmoi shumë qytetarëve të saj që të kthehen në shtëpi pasi që kishin mbetur diku jashtë, mundësoi qasje deri te informacionet më të reja për pandeminë përmes komitetit të BE-së për siguri të shëndetit dhe shkëmbim të informacioneve me Qendrën evropiane për kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. Jemi krenarë edhe me pakon financiare për solidaritet me të cilën u mbështetën përpjekjet e autoriteteve mjekësore në gjithë rajonin, si dhe sektorit privat dhe mbrojtjes së të papunëve. Në Maqedoninë e Veriut, në pakon është përfshirë shuma mbresëlënëse prej 160 milionë euro të dedikuar për ndihmë mikrofinanciare dhe 68 milionë euro për furnizimin e pajisjes mjekësore, ndihmë financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe persona që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës së Kovidit. Të gjitha mjetet financiare ndahen tani dhe gjithë shuma do të shpërndahet deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Lidhur me Programin ekonomik dhe investues, mjetet e parashikuara atje janë të pavarura nga mjetet që ndahen tani. Programi parashikon mundësi në fushën e transportit, energjetikës, ekonomisë së gjelbër dhe digjitalizimit. Detajet për programin duhet të publikohen së shpejti.

Kovid-19 i mbylli kufijtë e Maqedonisë së Veriut me vendet anëtare të BE-së. Pse Komisioni Evropian kur vendos për mbylljen e kufijve, ende mbështetet në normën e të infektuarve në qershor, kur ndërkohë edhe numri i personave të infektuar brenda në BE shënoi rritje? Kur mund të presim çelje të kufijve?

– Në kohëra të këtilla pa precedencë, vendet anëtare, por edhe shumë vende të tjera në botë ishin të detyruara të miratojnë masa për ta ndërprerë përhapjen e virusit, në mesin e të cilave edhe vendimet për të vendosur restrikcione për udhëtim, veçanërisht të atyre që nuk janë emergjente. Në vendet e Bashkimit është duke u rishqyrtuar vendimi kohë pas kohe, gjegjësisht çdo dy javë. Vendimet merren në bazë të trendeve të pandemisë dhe përgjigjeve të vendeve.

Ambasador Gir, Ju keni ardhur këtë muaj në Shkup. Cilat janë përshtypjet Tuaja të para për Maqedoninë e Veriut?

– Përshtypjet e mia të para janë shumë pozitive. Njerëzit që i njoftova deri tani janë mikpritës dhe shpresoj se procesi i aderimit në BE do të sjellë përfitime pozitive për të gjithë. Kështu që të gjithë duhet të bëjmë çmos për t’i arsyetuar pritjet e qytetarëve.

Postime të ngjashme

Avokatët e Maqedonisë nga tani mund të punojnë si avokatë edhe në Angli dhe Uells

Z H

Dega e BDI – Gostivar i reagon Taravarit për dështimet

R ZH

Bekteshi: Me Pakon e katërt të masave do të ndihmojmë grupet më të ndjeshme të qytetarëve

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...