Genc Nuza gjykoi një nga ndeshjet më të vështira në Ligën e Konferencës, tregoi autoritet me vendimet e tij

nga D V

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza ka ndarë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Puskas Academy dhe Ararat-Armenia, duke treguar edhe njëherë nivelin e lartë të gjykimit.

Gjyqtarët kosovar kanë vazhduar me paraqitje të mira në garat ndërkombëtare, pasi UEFA i ka deleguar vazhdimisht në ndeshjet e këtij sezoni në Ligën e Konferencës.

Njëri nga ta ka qenë edhe disa herë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, i cili mbrëmë (e enjte) ndau drejtësinë në një nga ndeshjet më të vështira.

Nuza ishte gjyqtar kryesor në ndeshjen mes Puskac Academy dhe Ararat-Armenia, e cila përfundoi me një barazim 3-3, ndërsa në fund u kualifikuan hungarezët pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në udhëtim.

35-vjeçari tregoi autoritet edhe në këtë ndeshje, pasi shpërndau gjashtë kartonë të verdhë dhe një të kuq direkt, duke qenë i pagabueshëm dhe duke mos e lënë lojën t’i dalë nga duart.

Ai në këtë ndeshje u ndihmua nga anësorët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, gjyqtar i katërt ishte Ilir Mehmeti, ndërsa në VAR ishin Dardan Çaka dhe Besnik Morina.

Ndryshe, gjyqtari nga Prishtina gjykon ndeshje ndërkombëtare nga viti 2017 dhe tashmë ka gjykuar 50 sosh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More