Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Geni Qyra – kryetar i ri i Alternativës në Strugë

Shkup, 9 janar, Zhurnal.mk – Sot, në një takim për riorganizimin e Degës së Strugës, pas një mbledhjeje të Kuvendit të Degës, u zgjodh edhe kryetari i ri i Degës së Strugës. Ai do të jetë Geni Qyra, inxhinier i elektronikës.

Me këtë rast kryetari i posazgjedhur i Degës, Geni Qyra, i falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë, e falënderoi edhe koordinatorin e deritanishëm të degës, Hysein Dika, si dhe premtoi se do të jetë gjithnjë në shërbim të Degës dhe, në përgjithësi, të Strugës.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe kryetarit të ri të degës i uroi punë të mbarë, duke e falënderuar, po ashtu, edhe koordinatorin e deritanishëm të Degës.
Kryetari Gashi, gjithashtu, foli edhe për situatën e përgjithshme politike, duke i informuar kuvendarët e Degës së Strugës për gjendjen e rënduar politike për shkak të keqmenaxhimit të kësaj qeverie, ndërsa foli edhe për rolin dhe kontributin që jep Alternativa si opozitë parlamentare.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...