Gënjeshtër se Qeveria ka paguar për anketën e “Brima”-s, Mickoski të kërkojë falje

Shkup, 20 shtator – Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në pjesëmarrjen e sontme në Kanal 5 ka dhënë informacion plotësisht të pasaktë se anketa e “Brima”-s publikuar sot nga ana e disa mediave ka qenë e paguar nga para qeveritare në tender publik, njoftoi Pres shërbimi qeveritar.

“Nuk ekziston furnizim publik për anketën, ose hulumtim të mendimit publik të ‘Brima’-s, as edhe ajo është e paguar me para të qytetarëve. Këto gënjeshtra janë sjellje e papërgjegjshme ndaj interesit publik dhe kanë për qëllim të dëmtojnë Qeverinë duke sjell qytetarët në huti dhe duke minuar besimin në institucionin”, thuhet në kumtesë.

Nga qeveria kërkojnë që Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve dhe qeverisë për siç thonë, “gënjeshtër kaq të vrazhdë”.

Related posts

Gjykimi për rastin “Titanik” shtyhet për më 30 shtator

D V

Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme Varviciotis në Shkup

D V

Hoxha: Qeveria i dha dritë jeshile Propozim-ligjit për policinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More