‘Gënjeshtra’ që fshihet pas çdo fotografie zyrtare të Princeshës Diana dhe Princit Charles

Fotot e Princeshës Diana dhe Princit Charles vazhdojnë edhe sot të qarkullojnë në të gjitha mediet dhe po ashtu akoma diskutohen detaje rreth marrëdhënies së tyre.

 

Por shumica prej nesh nuk e kanë vënë re kurrë gjënë më të dukshme tek ish-çifti mbretëror.

Në fotot zyrtare të Princit dhe Princeshës vihet re se ai është më i gjatë, por vetëm shumë vite më vonë gazetarët kureshtarë kanë zbuluar se fotot nuk pasqyrojnë realitetin.

Pas fotove që tregojnë Princin Charles si më të gjatë se Princesha Diana fshihet një “gënjeshtër” e madhe, shkruan Class.

Në fakt, Princi Charles dhe Princesha Diana kishin të njëjtën gjatësi.

Diana u detyrua të qëndronte më poshtë ose i kërkohej të vendoste njërën këmbë përpara, dhe një takë më e lartë se dy centimtra do të “prishte” menjëherë pamjen harmonike të çiftit.

Në këtë mënyrë, diferenca mes tyre u minimizua – të paktën në foto.

Shumë njerëz thonë se kjo është bërë posaçërisht për të treguar statusin dhe rolin drejtues të Charles-it në familje.

Related posts

Dy shenjat më me fat të horoskopit për sot

D V

Multivitaminat janë zgjidhje e mundshme kundër rënies së flokëve

Redaksia

Ju kurrë nuk duhet t’i huazoni këto pesë gjëra, ju sillni fatkeqësi në shtëpi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More