Agjencia Zhurnal.mk

Genta Ismajli rikthehet sërish në bjonde, merr vëmendje me dukjen e re

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, për më shumë se dy muaj është izoluar në Zvicër me familjen dhe të dashurin e saj, Huseyin Usta.

Bukuroshja, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, po vazhdon të kalojë kohë të mirë pavarësisht se kjo ka qenë një periudhë më e vështirë për secilin prej nesh.

Në mesin e shumë gjërave që ndan me ndjekësi, artistja e mirënjohur së fundmi ka prezantuar stilin e ri të flokëve.

Ajo është kthyer në bjonde pas një kohe të gjatë dhe ky stil i flokëve i shkon mjaft shumë asaj.

“Në dashuri me ngjyrën e re të flokëve”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërës prej fotografive të ndara me ndjekësit në InstaStory.

Genta përndryshe këtë kohë karantine nuk është ndalur as me projekte muzikore, pasi ajo pritet që së shpejti të sjellë duetin me një turk.

“Zjarr” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Ismajli që e solli në mars të vitit të kaluar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!