Genta Ismajli sjell pamje nga festa e “Baby Shower”

Ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja Genta Ismajli po pret binjakë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, po presin dy fëmijë dhe thuhet se është fjalë për një djalë e një vajzë.

Ndërkohë që kjo nuk është konfirmuar akoma nga ana e dyshes, edhe pse tashmë kanë bërë disa përgatitje.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Artistja nga Gjilani së fundmi ka organizuar një ‘baby shower’ në të cilin kanë qenë të pranishëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

E njëjta ka ndarë disa pamje në InstaStory ku zbulon pak nga ajo që ka përgatitur dhe se si po duket kjo festë.

Krijuesja e hitit “Pranoje” ka zgjedhur një dekorim të veçantë dhe siç shihet ka kombinuar ngjyrën kafe me të bardhë.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Ajo dhe Huseyin gjatë kësaj kohe bënë të ditur se po mendojnë edhe për një dasmë.

Genta nga ana tjetër këtë kohë ka bërë një tërheqje nga muzika për t’u përqendruar më shumë në jetë private. 

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Related posts

‘Është koha më e mirë e jetës sime’, Jennifer Lopez flet për herë të parë pas ribashkimit me Ben Affleck pas 17 vitesh (FOTO)

D V

Rita Ora mban koncert recital në majë të Kullës Eiffel, dhuron performancë të shkëlqyer dhe duket spektakolare me dukjen e saj

D V

Rita Ora poston foto duke qarë, tregon arsyen pse u emocionua aq shumë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More