Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

George Clooney përfundoi në spital pasi humbi 11 kilogramë për rolin e tij në “The Midnight Sky”

George Clooney ka treguar së fundmi se roli i tij i fundit e ka bërë atë për spital.

Aktorit fitues të ‘Oscar’ iu desh të kalonte shumë ditë në kujdesin mjekësor pasi humbi 11 kilogramë për të luajtur të mbijetuarin e një katastrofe globale në “The Midnight Sky”.

“Unë mendoj se po përpiqesha të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha aq sa duhet për veten time”, tha 59 vjeçari.

Ylli i Hollywoodit luan Augustine Lofthouse në dramën tashmë të popullarizuar, të cilën ai njëherësh e drejton.

“U deshën disa javë për t’u bërë më mirë dhe si producent nuk është aq e lehtë sepse ke nevojë për energji”, tha Clooney për Daily Mirror.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital katër ditë para se të fillonte xhirimet në filmin e Netflix, George kishte edhe disa probleme me pankreasin.

Gjendja mund të jetë kërcënuese për jetën e tij, megjithatë aktori u lirua nga spitali brenda disa ditësh.

Humbja e peshës nuk ishte ndryshimi i vetëm fizik që aktori i suksesshëm pësoi për rolin.

“Unë bëra po ashtu një mjekër të madhe dhe djali im e donte atë sepse ai do të fshihte gjëra në të cilat nuk do të dija derisa të filloja të punoja dhe do të isha si, ka diçka në këtë mjekër”, zbuloi Clooney.

“Por gruaja dhe vajza ime ishin vërtet të lumtura kur ndodhi sepse ishte shumë e vështirë të gjesh një fytyrë nën gjithë atë rrëmujë”.

George ndërkohë është i martuar me gruan Amal që nga viti 2014 dhe çifti kanë bashkë binjakët: Ella dhe Alexander, tre vjeçë.

Postime të ngjashme

Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

S.B.

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë

S.B.

Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars

S.B.

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re

S.B.

Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”

S.B.

Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...