Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

Shkup, 13 maj, Zhurnal.mk – Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s George Robertson, gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e Klubit Euro-Atlantik në Sofje, u kërkoi autoriteteve bullgare të heqin bllokadën e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Klubit Euro-Atlantik dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Solomon Pasi, ​​mbështeti thirrjen e Robersonit dhe e quajti Maqedoninë e Veriut – “fqinji dhe miku ynë shumë i mirë”.

Siç raporton AIM nga Sofja, Robertson i kujtoi Bullgarisë se është e nevojshme të kemi një qasje më pragmatike ndaj rreziqeve ndërkombëtare në mbrojtjen e vlerave të Bashkimit Euro-Atlantik.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu kujtoi vlerat dhe standardet e Aleancës dhe komunitetit Euro-Atlantik dhe krizat në Ballkan, duke shtuar se zgjidhja e tyre u zhvillua përmes një perspektive të Euro-Atlantikut.

“Në 2001, Maqedonia ishte në prag të konfliktit civil, por falë ndërhyrjes së NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe njerëzve të merituar si Boris Trajkovski, ajo u ndalua dhe u nënshkrua një marrëveshje historike e paqes. Sot, Maqedonia është anëtari i 30-të i NATO-s. Me këtë akt, Bullgaria mori një bonus të stabilitetit në kufirin e saj, sepse konflikti civil i përgjakshëm mund të paraqesë rrezik për paqen dhe të ndikojë në stabilitetin jashtë kufijve të Maqedonisë, në të gjithë rajonin”, tha Robertson.

Robertson kujtoi se në kohën pas pranimit të Bullgarisë në NATO dhe BE, njerëzit prisnin anëtarësimin në këto organizata për të ndihmuar në ndalimin e dhunës në rajon. Prandaj, sipas tij, duhet të hiqet vetoja kundër Maqedonisë për në BE.

Postime të ngjashme

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...