Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund

nga Xh M

Shkup, 8 shtator – Njëri prej parardhësve të Mickoskit, ish kryeministri Ljubço Georgievski, duket se nuk do të jetë një prej pasuesve të frymës së bashkimit të proklamuar nga kreu aktual i qeverisë.

Georgievski, i cili njihet për qëndrimet e tija pro-bullgare, e ka shfrytëzuar urimin për 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë, për të tërhequr vërejtjen për tendencën e Mickoskit për të forcuar afërsinë me Serbinë.

“Për ata që nuk duan të dinë, shkëputja e vendit ishte nga Jugosllavia, konkretisht nga përqafimi i fuqishëm i Serbisë. Tash po e shohim se po kthehemi aty prej nga dolëm me vuajtje”, ka shkruar lideri aktual i partisë VMRO Popullore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More