Georgievski: Nuk pres asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme

nga D V

Shkup, 6 dhjetor – Ish-kryeministri dhe lider aktual i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski, ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të Maqedonisë. Georgievski shkurt tha se nuk pret asgjë të re në katër vitet e ardhshme.

“Qeveria kishte një plan në tre faza për të bindur Brukselin për të vërtetën e saj? Me fjalë të tjera, asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme”, njoftoi Georgievski në rrjetet sociale.

Mickoski edhe dje ka theksuar se është optimist dhe se lufta për përparimin e Maqedonisë në rrugën evropiane do të vazhdojë.

Sipas Mickoskit, në BE është një ekip i ri që dalëngadalë po i njehë problemet, ndërsa Qeveria do të vazhdojë të luftojë sepse Maqedonia ka të drejtë dhe duhet të zbulohet e vërteta e vërtetë./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More