Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Georgievski: Objektin që u dogj, Gruevski e pati blerë 24 milion euro

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Lidhur me zjarrin e shkaktuar dje në ndërtesën e Sekretariatit për Mjedis Jetësor, nga partia e Ljupço Georgievskit thonë se blerja e kësaj ndërtese Qeverisë së atëhershme i ka kushtuar jo më pak se 24 milion euro, dhe e njejta është bërë në katër sy dhe jo sipas procedurave ligjore, informon Zhurnal.

Nga kjo parti thonë se ishin të vetmit që patën reaguar atëkohë kur ishte kryer shitblerja e këtij objekti.

“Rikujtojmë opinionin se blerja e ndërtesës së vjetër të Bankës Komerciale nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, ishte bërë në mënyrë krejtësisht jo transparente, pa asnjë procedurë ligjore dhe me siguri në katër sy mes kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski, dhe drejtorit të Bankës Komerciale, z.Hari Kostov.

Rikujtojmë se blerja e këtij objekti atëkohë kushtoi 24 milion euro, plus disa miliona për renovim me çka arriti ndoshta dhe çmimin më të lartë ndonjëherë për një metër katror hapësirë afariste. Atëkohë ndoshta ishim partia e vetme politike e cila reagoi në këtë marrëveshje të dyshimtë për shitblerje, ndërsa tani po konfirmohet fakti se Qeveria e atëhershme ka gjuajtur dhe ka shkatërruar para nga buxheti për të blerë një objekt të vjetër me vlerë joracionale tregtare i cili për pak do të përfundonte me pasoja të padëshiruara me jetën e të punësuarve”, thonë nga VMRO PP.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Deri tani 15 shkolla të mesme dhe 21 fillore kanë kërkuar të organizojnë mësim me prani fizike

Z H

Qeveria deri në vitin 2024 planifikon të hapë 80% të kapitujve për inkuadrim në BE

Z H

Nën drejtimit e Fetahut u legalizuan 73 objekte fetare në rajonin e Gostivarit

E.E.

Kriza me “Covid 19”, shtohet kërkesa për sigurimin e shëndetit

T E

23 këshilltarët ekonomik ende anonim, Qeveria fsheh emrat e tyre?

T E

Fillon fushata tradicionale për sensibilizimin për parandalimin e zhvillimit dhe kontrollit të diabetit

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...