Georgievski premtoi 2 kopshte, në Stajkovc u bë, në Hasanbeg as që kanë filluar punimet

Shkup, 28 shtator – Kryetari aktual i Gazi Babës meriton një çmim si politikani i cili ka premtuar shumë, por i cili ka realizuar shumë pak projekte, e që edhe ato që i ka realizuar janë bërë në baza etnike, ku zonat shqiptare nuk kanë parë investime kapital nga ana e komunës, kurse zonat ku shumicë janë maqedonasit ato nuk kanë munguar.

Në fushatën elektorale të vitit 2017, kryetari aktual i Gazi Babës Borçe Georgievski, premtoi shumë investime të cilët do të zgjidhnin problemet dhe shqetësimet me të cilën janë përballur këta banorë për një kohë të gjatë dhe sipas tij kjo do të lehtësojë jetesën e tyre, shkruan Zhurnal.

Këto ishin deklarata shumë të bukura dhe zotime që mirëpriteshin nga banorët e kësaj komune, por një thënje thotë ” Nga e thëna në të bërë, është një det i tërë” e këtë më së mira na e ka vërtetuar kryetari aktul i Gazi Babës, i cili thuajse nuk ka bërë asgjë në mandatine tij të parë katër vjeçar.

Dështimet e tij në drejtimin e komunës dhe në realizimin e projekteve për të cilët ai ishte zotuar, nuk ishin argument i mjaftueshëm që ai të tërhiqet nga drejtimi i saj, por përkundrazi, ai i ka hyrë përsëri garës elektorale dhe po kërkon besimin e qytetarëve edhe për një mandat katër vjeçar për ti realizuar ata që si ka bërë në mandatin e parë. Kjo është një mendësi politike e cila është një tallje dhe fyerje për intelegjencën e banorëve të kësaj komune, pasi çfarë arsyetimi logjik do të kishte që të besohet se ai do të punonte më shumë në mandatine dytë se sa në të parin!

Fatkeqësisht mandati i tij katër vjeçar ka nxjerrur në shesh një lloj diskriminimi etnik, e kjo shihet në disa nga projektet që ai ka realizuar në Gazi Babë, ku vërehet një dallim i qartë mes projekteve kapitale që kanë fituar zotat e banuar kryesisht me maqeonas, të cilat janë shumë më të madhe se sa investimet në zonat e banuar nga popullat shqiptare.

Kjo nuk është një akuzë, por është një realitet që e vertetojnë projektet që ai ka zbatuar, e kjo e përforcon dyshimin se ai ka vepruar në baza etnike gjatë mandatit të tijë të parë dhe nuk ka vepruar si kryetar i të gjithëve qytetarëve të Gazi Babës, shkruan Zhurnal.

Në programin e tij „Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë!“ (faqe. 17), thuhet se : Në vitin e parë të mandatit, do të ndërtohen dy kopshte, një në fshatin Stajkovc dhe një në fshatin Hasanbeg, afati i realizimit të këti projekti është viti 2018, pra ai premtonte në realizimine tyre për më pak se një vit që nga marrja e detyres. Fshati Stajkovc është afër fshatit Hasanbeg, ndëra i pari është i populluar me shumicë apsolute maqedonase, ndërsa i dyti është i banuar në shumicë apsolute shqiptare.

Por çfarë ka ndodhur me keto dy projekte?

Kopshti i fëmijeve në fshatin Stajovc u hap më 27 korrik të këti viti, pra 3 vite më vonë nga sa patë premtuar kryetari Borçe Georgievski, ku ky projekt kishte kushtuar rreth 30 milion denarë dhe ishte ndërtuar me financim të komunës, ndërsa ishte pajisur me mbështetjen e qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Deri sa njëri kopsht qoftë edhe me vonëse është hapur, ndërsa projekti i njejtë për në Hasanbeg, as që ka filluar, e kjo tregon se ky kryetar po vepron me dy standarde apo siç thot populli “ Njëri është i nënës e tjetri i mjerkës”, ku fëmit e Hasanbegut janë të mjerkës dhe Stajkovcit janë të nënës.

“FATMIRSISHT” kryetar Borçe Georgievski në hapjen solemnë të këti kopshti nuk kishte harruar ta përmendë dhe ta premtojë sërish ndërimin e kopshtit në fshatin Hasanbeg, por duke shtuar edhe disa fshatra tjera si në Keramidnicë, Trubarevë dhe Inxhikovë ku do të bëhej projekt i njejtë, shkruan Zhurnal.

Ky është njëri nga premtimet ku kryetari aktual ka vepruar me dy standarde, por që kjo gjë po penalizon fëmijët e Hasanbegut, ku duket se faji i vetëm i tyre është se jetojnë një një lagje ku shumicë janë shqiptarët, pasi në të kundërtën edhe ata do të kishin një kopsht modern si fëmijet e Stajkovcit.///Zhurnal.mk

Related posts

U konfirmua identiteti dhe mosha e të vdekurit dhe të lënduarve në fatkeqësinë e komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë

D V

Xhaferi: Çështjet e hapura zgjidhen vetëm me besim

Z H

A1 Maqedoni paraqet “Sllavçon”, çetbotin e parë dhe të vetëm në gjuhën shqipe në rajon

V.E.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More