Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Georgievski shkeli marrëveshjen për nxënësit e Idrizovës, nuk u bë as shkolla e as paralelja shqipe

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor – Zhurnal.mk – Kjo është marrëveshja e firmosur në mes banorëve dhe kryetarit të komunës së Gazi Babës, si zgjidhje për nxënësit të Idrizovës. Në nenin 5 të kësaj marrëveshje thuhet.

“Pala e parë e marrëveshjes gjithashtu garanton se nëse ndërtimi i shkollës së re në f. Idrizovë nuk përfundon deri më 01.09.2020, nxënësit që këtë vit shkollor 2019/2020 ndjekin mësim në klasën e gjashtë në SHF Koço Racin, klasën e shtatë do ta vazhdojnë në gjuhën shqipe në SHF Njegosh në Jurumleri, komuna Gazi Babë Shkup dhe çdo paralele të ardhshme nxënësit e f. Idrizovë derisa nuk përfundon ndërtimi i shkollës së re në f. Idrizovë do ta vazhdojnë arsimimin e tyre në gjuhën shqipe në SHF Njegosh – Jurumleri, komuna Gazi Babë”.

Sot pas një viti prindërit bashkë me nxënësit erdhën para shkollës “Njegosh” në Jurumleri dhe po protestojnë, për shkak se kryetari i komunës Boris Georgievski ka thyer marrëveshjen e shkruar.

Nuk u bë as shkolla fillore në Idrizovë, dhe as paralelja shqipe në Njegosh nuk u hap.

“Bëjmë apel, tek të gjitha institucionet, shtetërore të cilët janë kompetente të na ndihmojnë që të realizohet kjo marrëveshje posaçërisht ku neni i 5 i kësaj marrëveshje thotë, nëse ndërtimi i shkollës së re në Idrizovë nuk përfundon për vitin shkollor 2020/2021 obligohet kryetari i komunës që nxënësit që kanë ndjekur mësimin në të 6 klasë në Ognjancë që të kthehen këtu ta vazhdojnë dhe secila gjeneratë e tjetër ta vazhdojë klasën nga e gjashta në gjuhën shqipe në shkollën në Njegosh në Jurumleri,- tha Bajram Bejta, kryetar i Këshillit të prindërve.

Kjo marrëveshje u bë për shkak se në shkollën në Jurumleri nxënësit shqiptar mund të ndjekin mësimin në gjuhën amtare deri në klasën e gjashtë, ndërsa sot kur të gjithë fëmijët e tjerë shkuan në shkollë, ata mbeten tek dera duke protestuar.

-Kemi ardhur sot këtu që këto fëmijë të mësojnë shqip, se e kanë kryer të pestën klasë nuk kemi ku me i dërguar dhe po duam këtu të mësojnë.Nuk duam në tjetër vend t’i dërgojmë fëmijët sepse janë të vegjël,-deklaroi një prind.

Kontaktuam edhe kryetarin Boris Georgievskin dhe e pyetem pse nuk po zbatohet marrëveshja e shkruar. Ai duke mos u përgjigjur konkretisht na shkroi:

“Nuk ka nevojë për ekskluzivitet. Të gjithë fëmijët nga Idrizova janë të vendosur në shkollën fillore Njegosh dhe e ndjekin mësimin në shqip nëpërmjet programit online

E në nenin 12 të marrëveshjes së firmosur thuhet se nëse palët nuk do të respektojnë marrëveshjen e arritur do të përgjigjen në mënyrë penale dhe morale.

Postime të ngjashme

Konferencë shkencore ndërkombëtare “Vlerat euroatlantike të Ballkanit”

Z H

Zjarr në deponinë tek “Boris Trajkovski” në teren 3 automjete të zjarrfikësve

Z H

Filipçe: Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse pritet të miratohen në procedurë të shkurtuar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...