Agjencia Zhurnal.mk

Georgievski: Të gjitha lëndët e PSP-së të ngritura pas afatit, kanë patur qëllim reketimin

Shkup, 21 nëntor – Zhurnal.mk – Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski në emisionin e mbrëmshëm në Tv24, ka shprehur dyshimet e tij për lëndët të cilat PSP i ka ngritur pasi ka skaduar afati për ngritje të akuzave.

Siç thotë Georgievski, të gjitha këto lëndë kanë patur vetëm një qëllim, për të rekezuar, përcjellë Zhurnal.

“Kur PSPs përfundoi me mandatin e saj filloi të procesuojë vepra, menjëherë u krijua një strukturë e intelektualëve, mediave, ekspertëve të cilët thonin se duhet vazhduar me akuza. Gjykata Supreme shpalli afatin e fundit, e më pas u kthyen edhe kundër Gjykatës. Erdhëm në situatë kur PSP me vetëdije hyri në komprometimin e atyre 15-20 veprave të cilat mundeshte Prokuroria Publike t’i zbatojë, por ato vepra i kanë marë për reketim. Kam ndjenjë se për reketim nuk është shfrytëzuar vetëm lënda me Orce Kamçev por mendoj se ka patur edhe shumë firma tjera në listë për t’i reketuar”, tha Georgievski.

Ai potencoi se të reketuar kanë qenë persona edhe në rastin “Banka Postare”, ku përmendej emri i tij por, siç theksoi, edhe njerëz të lidhur me rastin “Maxhar Telekom”./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...