Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Georgievski: Zaev fliste me guxim për historinë maqedonase

Zhurnal Ads

Shkup, 26 nëntor, zhurnal.mk – Lidhur me intervistën e djeshme të Kryeministrit Zoran Zaev për agjencinë bullgare të lajmeve “BGNES”, VMRO-Popullore dëshiron të shprehë mbështetje për guximin me të cilin Zaev foli për historinë maqedonase.

Nga partia e Ljubço Georgievskit vlerësojnë se, për fat të keq, ajo që historiografia maqedonase duhet të kishte hapur në tre dekadat e fundit të demokracisë, tani një politikan në pozicionin e Kryeministrit na ka thënë në mënyrë radikale.

“Të gjitha gjërat që Zaev tha në përputhje me historinë objektive dhe në përputhje me shumicën e librave të marrë nga arkivat maqedonase janë të vërteta, ndërsa fakti që shumë qytetarë maqedonas janë të tronditur flet vetëm se sa e indoktrinuar ishte shoqëria maqedonase. Unë jam veçanërisht i hutuar nga fakti rreth toneve të ashpra nga VMRO-DPMNE, një parti që prezantoi idenë e miqësisë me Bullgarinë dhe objektivizimin e historisë maqedonase në fillimin e viteve 90-ta dhe bëri hapat më të mëdhenj për t’u afruar me të njëjtin vend”, thonë nga partia e Georgievskit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Protestë e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit

admin

Zaev: S’kam caktuar takim me Borisovin, bisedimet vazhdojnë

T E

Deri në fund të këtij viti punonjësit e sektorit privat duhet të marrin K-15

E.E.

KSI pa rekomandime të reja, po mendohet shkurtimi i orarit të punës

E.E.

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe shi të përkohshëm

Z H

Digjitalizimi dhe reforma në administratën publike, takim Shaqiri – Toman

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...