Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Georgina i drejtohet me fjalë superlative Ronaldos: Ti je legjendë dhe burim i frymëzimit tim

Juventusi ka fituar Superkupën e Italisë, duke e mposhtur Napolin me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në “Mapei Stadium”.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 760-të në karrierë, pikërisht në ndeshjen e Superkupës së Italisë, duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Lidhur me këtë sukses, e dashura e tij Georgina Rodriguez u shpreh shumë krenare për babanë e fëmijëve të saj.

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të Ronaldos, ku shfaqej me kupën në dorë pas përfundimit të ndeshjes.

Rodriguez shkroi në superlativ për futbollistin, duke e quajtur edhe legjendë nga i cili merr frymëzim.

“Atje ku është uniteti, atje është fitorja. Ti je një nga atletët më të mirë në histori, ti tashmë je një LEGJENDË dhe burimi i frymëzimit tim. Faleminderit dashuria ime për kaq shumë. Urime për një titull tjetër në karrierën tuaj profesionale !!! Është një krenari dhe lumturia ime më e madhe të të shoqëroj në rrugëtimin e jetës”, shkroi ajo.

Ndërkohë Federata Çeke e Futbollit e ka kundërshtuar faktin se Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke pretenduar se Josef Bican ka shënuar 821 gola në ndeshje zyrtare dhe jo 759, që do të thotë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk e ka thyer rekordin e tij.

Postime të ngjashme

Rita Ora ekspozon fundshpinën në fustan të bardhë

D V

Kanë diferencë 34 vjeçare në moshë, por lidhja e Gere me Alejandra nuk ka të bëjë me paratë: Ai është heroi im në jetën reale

D V

Kathy Griffin është diagnostikuar me kancer të mushkërive, pavarësisht se nuk ka pirë kurrë duhan

D V

“Diçka e bukur po vjen”, Dafina me të tjera poza nga xhirimet e klipit të ri e rrethuar me luledielli

D V

As që ua merr mendja, Olta Gixhari tregon arsyen e pazakontë pse nuk e zbulon identitetin e partnerit dhe djalit

D V

Një festë jo e thjeshtë, Meghan Markle po organizon ditëlindjen e saj me këtë person të veçantë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...