Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Georgina po qëndron në pjesën tjetër të rezidencës duke shmangur kontaktin me Ronaldon

Zhurnal Ads

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, vazhdon të jetë negative në coronavirus, pasi për më shumë se një javë po qëndron në pjesën tjetër të rezidencës së tyre italiane me katër fëmijët e çiftit.

Gazeta portugeze, Correio da Manha, ka njoftuar se edhe testi i më i fundit i bukuroshes për COVID-19 ka rezultuar negativ.

“Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez mund të marrin frymë më lirshëm. Modelja spanjolle e ka bërë testin për COVID-19 dhe ka dalë negativ, që do të thotë se mund ta shijojë jetën e përditshme me fëmijët”, shkruan gazeta.

Ronaldo doli pozitiv gjatë kohës sa ishte me kombëtaren e Portugalisë, ndërsa në testimin e të enjtes, sërish ka rezultuar pozitiv.

Ai nuk ka simptoma, prandaj klubi i tij, Juventus, i ka kërkuar UEFA-s që ta lejojë të luajë ndaj Barcelonës, nëse testimi 48 orë para ndeshjes rezulton negativ.

Georgina dhe Cristiano po qëndrojnë në pjesë të ndryshme të rezidencës luksoze në Torino për të shmangur infeksionin eventual, ndërsa bukuroshja kujdeset për fëmijët.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Njihuni me Behare Maksutajn, 24 vjeçaren nga Deçani që u shpall “Miss Shqiptarja në botë 2020”

S.B.

Sara Hoxha vishet me rrobat e Ledrit: Vetëm këpucët nuk janë të tij

admin

Scarface pyet për vullnetarë që dhurojnë veshkën, pas dëmtimeve që pati nga COVID-19

admin

Kim Kardashian vjen me poza provokuese në reklamimin e parfumeve të reja për Shën Valentin

S.B.

Dua Lipa zgjedh skuadrën e saj në FIFA 21, inkuadron tre futbollistët nga Kosova në formacionin e saj

S.B.

Chrissy Tiegen e bën tatuazh titullin e këngës së burrit të saj John Legend

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...