Agjencia Zhurnal.mk

Georgina Rodriguez shfaqet me veshje të shtrenjta në jahtin luksoz të Ronaldos – vetëm çorapet e saj kushtojnë qindra euro

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez relaksohet në një jaht e veshur me pantallona të gjera lëkure dhe çorape që kushtojnë rreth 140 funte (154 euro).

Ajo dukej të kishte veshur edhe një xhaketë me kapuç prej lëkure pa mëngë, dhe në një foto tjetër Rodriguez mund të shihej edhe me syze dielli.

Rrobat e saj të markës Prada, kapin shifra mjaft të larta çmimesh, shkruan The Sun.

Pantallona të shkurtra të Georginës kushtojnë rreth 510 funte (564 euro), këpucët e saj rreth 705 funte (780 euro), dhe xhaketa që kushton 1210 funte (1339 euro).

Totali i kësaj paraqitje shkon në 2565 funte (2840 euro).

Pamjet e fundit të Rodriguez erdhën pasi partneri Cristiano Ronaldo u vërejt me një orë dorë të tipit Rolex e cila kushton rreth 410 mijë euro, dhe që njëherësh është më e shtrenjta në histori.

Dokumentet e dala gjithashtu zbuluan se Ronaldo është paguar me një mendje prej 147 milionë funtesh (162 milionë euor) nga sponsorët si “Nike”, dhe është e drejtë të themi se dyshja posedojnë mundësitë për të blerë gjëra edhe më të shtrenjta.

Rodriguez i realizoi këtë fotografi në një jaht luksoz, të cilin Cristiano e mori me qira këtë javë.

Jahti motorik u lëshua në lundrim nga kantina italiane Benetti në vitin 2010, me një rinovim të bërë vitin e kaluar dhe cilësohet si një parajsë në det.

Jahti është 154,20 metra katrorë, ka një rreze prej 8.8 metrash dhe mund të strehojë deri në 12 të ftuar në gjashtë kabina, duke përfshirë një suitë master, katër kabina dyshe dhe një kabinë binjake që të gjithë ulen brenda tre rrathëve të saj me ajër të kondicionuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!