Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gerapetritis: Greqia do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Athinë, 29 janar – Do ta respektojmë Marrëveshjen e Prespës, sepse Greqia është shtet i së drejtës dhe shtet me kontinuitet dhe me këtë qëndrim mendoj se absolutisht pajtohet i gjithë grupi parlamentar i Demokracisë së Re, thotë ministri shtetëror i Greqisë, Jorgos Gerapetritis në një intervistë për televizionin grek “Mega”. 

Duke folur për qëndrimet e parashtruara nga ish-kryeministri grek, ndërsa tani deputet nga radhët e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, si në lidhje me Marrëveshjen e Prespës ashtu edhe për qëllimin për të mos votuar për tre Memorandumet me vendin tonë, Gerapetritis tha se “Samaras nuk është një person i rastësishëm në Demokracinë e Re dhe në politikë”, ka çdo të drejtë të shprehë pozicionin e tij, por edhe se pozicionet e tij janë” të njohura dhe respektohen absolutisht”. 

“Lidhur me marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, Demokracia e Re doli me kohë me qëndrimin se kjo marrëveshje ka shumë “njolla gri”, se është një marrëveshje që nuk ka kontribute të drejtpërdrejta përfituese për vendin. Nga ana tjetër, duhet të pranojmë vazhdimësinë e shtetit. Greqia nuk është një vend që mund të ndryshojë pozicionin e saj ndërkombëtar në çdo kohë. Vetë Kushtetuta imponon që nga momenti kur ka marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar, ajo duhet të respektohet dhe nuk mund të ndryshohet.  Kështu që, do ta respektojmë marrëveshjen, sepse Greqia është shtet i së drejtës dhe shtet me kontinuitet dhe me këtë qëndrim mendoj se pajtohet absolutisht i gjithë grupi parlamentar i Demokracisë së Re”, shpjegoi Gerapetritis. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...