Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Gërliç Radman: Fillim i negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe liberalizim të vizave për Kosovën

Shkup, 10 maj – Zhurnal.mk – Ministri kroat i Punëve të Jashtëm Gordan Gërliq Radman, para takimit të sotëm të ministrave të BE-së në Bruksel, tha se BE-ja ka nevojë për angazhim shtesë politik dhe qasje strategjike në Ballkanin Perëndimor dhe se partnerët në rajon duhet të tregojnë rezultate në fushat e transformimit demokratik, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Kjo është thelbësore për rrugën e tyre evropiane, por natyrisht ne duhet t’i ndihmojmë ata të përmbushin pjesën tonë gjithashtu. Kjo nënkupton fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën e tij drejt BE dhe Serbia duhet të përqendrohet në reformat dhe kapërcimin e trashëgimisë së luftës”, deklaroi ministri Radman.

Kur bëhet fjalë për BiH, Gërliq Radman e theksoi rëndësinë e tre kombeve përbërëse si “çelësi i funksionalitetit dhe stabilitetit të vendit dhe rrugës së tij evropiane”.

Ai theksoi se BE-ja duhet të angazhohet dhe të investojë në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, sepse është një investim në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar angazhimin e zgjeruar politik të BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe para fillimit, përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe nënkryetari i Komisionit Evropian Zhosep Borrell tha se BE-ja donte t’i ofronte rajonit perspektivë më të mirë Evropiane.

Borrell tha se situata në Ballkanin Perëndimor ishte një nga temat më të rëndësishme për t’u diskutuar nga ministrat e BE-së.

“Ne duam të kemi pasqyrë të re të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim se si mund të përfshihemi më shumë në rajon”, tha Borrell.

Siç ishte paralajmëruar më parë, Borrell do të paraqesë “non-pejper” në takimin me ministrat e BE-së, duke deklaruar se “qëllimi i qartë i Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi i plotë në BE, dhe çdo propozim për një rrugë tjetër është tërheqje me pasoja të këqija për punë që duhet të bëhet për të arritur vizionin e një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të prosperuar”.

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...