Gërvalla: Lukesemburgu dhe Kosova drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm

nga D V

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se takimi me homologun e saj nga Luksemburgu ka qenë mundësia e thellimit dhe bashkëpunimit dypalësh, Ekonomia Online.

Në konferencën për media të mbajtur me homologun e saj nga Luksemburgu, Xavier Bettel, Gërvalla ka thënë se miqësia e Kosovës me SHBA-në nuk ndikohet nga zgjedhjet e së nesërmes atje.

Ndërsa për dialogun me Serbinë, ajo ka thënë se nën udhëheqësinë e Miroslav Lajçakut, nuk ka pasur rezultate të dëshiruara.

Gjatë kësaj konference ajo ka përmendur edhe sulmin në Banjskë vitin e kaluar, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, duke thënë se gabimisht ky sulm po interpretohet si incident i izoluar dhe jo si përpjekje strategjike për okupim territoresh.

“Javën e kaluar në KS të OKB-së kam theksuar rrezikun e madh që vjen nga një fqinj gjithnjë e më agresiv i yni dhe nga një Rusi gjithnjë e më agresive, që të dyja synojnë destabilizimin e Ballkanit. Këshilli Evropian për marrëdhënie të jashtme ka publikuar kohët e fundit një paralajmërim që thekson se nëse NATO, BE-ja de SHBA-ja nuk ndërmarrin hapa më të vendosur për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve, ekziston rreziku që një konflikt të rikthehet në Ballkan. Ky është paralajmërim serioz për të gjithë ne që na detyron të angazhohemi edhe më shumë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. I referohem sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar i cili gabimisht interpretohet si incident i izoluar dhe jo si përpjekje strategjike për okupim territoresh. Vetëm falë reagimit tonë të fuqishëm kemi arritur të shmangim atëherë një pushtim të territorit tonë dhe nuk duhet të supozojmë se Putini dhe të tjerë e shohin këtë si përpjekje të dështuar si fundin e synimeve të tyre. Ata presin rrethana më të favorshme për të arritur shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Këtë partnerët në BE dhe NATO duhet ta marrin seriozisht”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë se synim i vendeve evropiane është të shmanget çfarëdo lloj lufte në Ballkan, raporton Ekonomia Online.

Bettel ka thënë se shteti i tij do të jetë çdo herë në krah me Kosovën me investime milionëshe.

“Ne dihet të bëjmë qmos që ta shmangim luftën. Nëse jemi të dobishëm do ta shmangim çfarëdo lufte dhe është detyrë e jona. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet ta ketë një perpsketivë evropiane por jo pas 200 vitesh”. “Ky rajon la vuajtur shumë prej vendimeve që i kanë ndërmarrë të tjerët dhe unë jam këtu që për ta ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme dhe do të jenë rreth 25 milionë euro investime që do të këto projekte kreative e në sektorë të IT-së, sepse është e rëndësishme për situatën tuaj ekonomike”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More