Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Gërxhaliu arrin në Kizhevak të Serbisë, gjenden mbetje mortore

Prishtinë, 16 nëntor, zhurnal-ks – Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, është deklaruar nga Kizhevaku i Serbisë, aty ku janë gjetur sot mbetje mortore e që besohet se janë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovës, folur për zhvillimet e fundit.

“Sot ekipi mjekësor më lajmëroi se kanë hasur mbetje mortore dhe ne menjëherë jemi nisur në Kizhevak. Nesër në orën 9 të mëngjesit do ta kemi një takim me zyrtarët serbë për të vazhduar tutje me gërmime”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai tutje ka thënë se sipas legjislacionit serb, tash duhet të njoftohet prokurori dhe të vazhdojnë gërmimet.

“Sapo ka mbërri ekipi ynë kanë hasur në pjesë kockore dhe ne tash jemi në vendin e ngjarjes. Terreni është shumë i keq, është pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut dhe në atë pjesë që 16 vjet janë hedhur gurë dhe mbetje tjera nga minierat. Po ashtu do t’i shikojmë edhe kushtet meteorologjike sepse mund të ketë mundësi të shembjes së dheut aty”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, nesër do të merret vendimi me delegacionin serb.

Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka konfirmuar se kanë hasur në mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës.

“Ju konfirmojmë se jemi njoftuar që është hasur në mbetje mortore në lokacionin në Kizhevak, në lokacionin që është duke u punuar, në kuptimin e gërmimit vlerësueses nga viti 2015”, tha Gara.

“Dy ekspertë të Republikës së Kosovës tani janë të pranishëm në lokacion, në fakt janë të pranishëm gjatë këtyre tri javëve të fundit. Po ashtu si delegacion jemi rrugës dhe besoj pas pak do të jemi në lokacion. Hollësitë tjera , do të konfirmohen në ditët në vijim”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Ndëroi jetë Murat Jashari, vëllai i Komandant Kumanovës

T E

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim Kosovë-Israel

T E

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

Ambasadori anglez pajtohet me Kurtin se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë

S.B.

Albin Kurti: Këta dy deputetë të partive tjera do na bashkohen në qeverinë e re

S.B.

Vizita në Kosovë e PPBE-sё Lajçak: Dialogu do të vazhdojë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...