Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Gërxhaliu: Po presim çdo moment për të shkuar në Rashkë – terreni për gjetjen e mbetjeve kockore është shumë i thepisur dhe i vështirë

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Të hënën janë gjetur mbetje mortore në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, të cilat besohen të jenë të viktimave shqiptare nga lufta e fundit në Kosovë.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu në një intervistë për Telegrafin ka thënë se për gjetjen e këtyre mbetjeve mortore kanë pritur pesë vjet.

Gërxhaliu theksoi se janë duke pritur ftesën që do tu bëhet nga institucionet e Serbisë, për të vazhduar punën e tyre.

Sipas tij, terreni ku është duke u punuar për gjetjen e këtyre mbetjeve nuk është i lehtë, pasi siç tha ai aty janë hedhur mbetje të minierave përreth.

“Jemi në gjendje gatishmërie që nga ajo ditë…Me Makollin si udhëheqës i grupit punues jemi tërë ditën bashkërisht duke u përgatitur në rast të thirrjes së menjëhershme në lokacion. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë informatë zyrtare apo ftesë për t’iu qasur lokacionit. Nuk e  dimë se cilat do të jenë masat e ndërmarra. Nga momenti i gjetjes së mbetjeve kockore, lënda ka kaluar nga prokurori tek gjykatësi sipas ligjeve të Serbisë. Dhe ne presim nga përvojat e mëtutjeshëm që ata të njoftojnë edhe pse ata e kanë si ligj që të vendosin vet. Nuk është bash e lehtë t’i qasesh një terreni të tillë. Është një vend malor shumë i thepisur dhe është krijuar një bjeshkë prej mbetjeve të hedhura nga miniera. Qëllimi ynë ka qenë që të vijmë në pikën 0. Të hënën kemi hasur në mbetje kockore për një punë që presim prej pesë vitesh”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai tutje shtoi se nuk është kjo miniera e vetme ku kanë hasur në mbetje mortore.

“Nuk është kjo miniera e parë që po hasim në të. Rudnica është një lokacion ku janë hedhur gurë nga miniera e afërt aty. Gjithashtu në lokacionin që  e kemi vizituar para një muaji është miniera e thëngjillit në Shtavall të Sidnicës, pra edhe aty kemi bërë kërkesën që sa më shpejt të na bëhet e mundur që ta bëjmë ekzaminimin e atij vendi”, tha drejtori i IML-së.

Gërxhaliu potencoi se relievi ka lëvizur shumë dhe nuk është pikën zero, siç ka qenë para 20 vitesh.

Ai tha se me anë të pamjeve satelitore kanë arritur të identifikojnë vendin ku janë gjetur mbetjet mortore.

“Pra kemi të bëjmë me vend në të cilat është lëvizur relievi normal. Edhe po të ishte relievi i asaj kohe, është vështir me kalimin e kohës për ta gjetur vendin sepse edhe dëshmitari ka mundur ta harroj. Por duke ju falënderoj pamjeve satelitore ne kemi hasur në këto mbetje mortore”, tha ai.

I pyetur se për sa mbetje mortore bëhet fjalë, dhe a dihen se nga cilat masakra mund të jenë, Gërxhaliu tha: “Numri nuk bën të flitet sepse asnjëherë s’na kanë dal numri i pritjeve. Po flas për një mijë pika në këto 20 vite. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi i trazojmë familjarët e të pagjeturve. Detyra jonë si ekspert është që ta japim numrin e personave që gjejmë bazuar në antropologjitë. Punë do të ketë shumë. Nuk e dimë se për sa persona bëhet fjalë. Duhet të kontrollohet i tërë terreni deri sa të bindemi që nuk ka mbetje mortore”.

E sa i përket punës së zbulimit të mëtutjeshëm të vendit për mbetje mortore, Gërxhaliu tha se tash e tutje duhet të punohet me vegla dore e jo me makineri të rëndë.

Postime të ngjashme

​Shoqatat e luftës në Dukagjin: Flamuri serb në Koshare – provokim për shqiptarët

Dafina Vidishiqi

Ganimete Musliu pyet: Kah po shkon ky vend?

Dafina Vidishiqi

Presidentja Osmani: Nuk kemi nevojë për një non-paper t’na tregojë çka të bëjmë

Dafina Vidishiqi

Agim Veliu tërë mllef pas shkarkimit, e quan maskaradë dhe lojë të ndyrë të Abdixhiku

Dafina Vidishiqi

Kosova në OKB edhe pa njohje nga Serbia

Dafina Vidishiqi

Merovci: Rugova ka qenë menaxher shumë i dobët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...