Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni Shqipëri

Gëzim Podgorica: Drejtësia e luftës së UÇK u konfirmua nga ndërhyrja dhe mbështetja NATO-s

Zhurnal Ads

Ish-ambasadori dhe analisti Gëzim Podgorica i ftuar në Ora News foli në lidhje me përballjen e ish krerëve të UÇK në Hagë. Ai u shpreh se nuk mund të vihen pikëpyetje kaq serioze mbi UÇK dhe luftën e saj pasi drejtësia e luftës është konfirmuar dhe nga ndërhyrja dhe mbështetja e NATO-s dhe vendeve aleate.

Gëzim Podgorica për Ora News: Akuza mbi lidershipin politik të Kosovës normalisht që rëndon dhe mbi UÇK sepse nuk mundet dot ta shkëpusësh gjithë këtë zinxhir komandues sepse në fund të fundit ajo nuk ka qenë një çetë kaçakësh por ka qenë një ushtri e formalizuar, e organizuar dhe ka pasur mbështetjen e NATO-S.  Pra nuk mundet dot që të vihen pikëpyetje kaq serioze mbi UÇK dhe luftën e saj. Nuk mund ta shkëpusësh dot gjithë këtë grup që ka drejtuar luftën nga lufta dhe nga UÇK.

Podgorica u shpreh se pavarësisht se lufta e UÇK u konfirmua që ishte një luftë çlirimtare e drejtë, kur një ushtrie i cenon lidershipin i ke cenuar shtyllën kurrizore të tij.

Gëzim Podgorica për Ora News: Nuk vihet në diskutim shteti, idealin dhe luftën nuk e komprometon por ajo që kompromentohet është një lloj kuptimi, disa veprime dhe atë integritet të lartë që kishte fituar UÇK. Sepse një ushtrie kur i cenon lidershipin i ke cenuar shtyllën kurrizore të tij. Pavarësisht se ajo u konfirmua që ishte një luftë  çlirimtare e dejtë, është konfirmuar dhe nga fakti që vendet aleate dhe NATO ndërhynë në luftë dhe kanë konfirmua drejtësinë e luftës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Carovska: Modelin që e ofrojmë është më i sigurt me gjendjen aktuale epidemiologjike

T E

Trajanov: Shteti nuk duhet t’i financojë partitë politike

E.E.

18 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 5 në gjendje më të rëndë

admin

Këta janë dy ish-ministrat e Nismës që nuk u certifikuan nga KQZ-ja

T E

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkon zgjedhjen e menjëhershme të anëtarëve të Komisionit për Parandalimin e Diskriminimit dhe Avokatin e popullit

T E

Rasti “Monstra” drejt mbylljes, së shpejti flajët përfundimtare

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...