Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Gigi Hadid inkurajon fansat të votojnë pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Gigi Hadid ka një mesazh për fansat e saj.

Modelja 25 vjeçare inkurajoi fansat të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa ndau disa fotografi në rrjetet sociale duke treguar fizikun e saj pasi u bë nënë për herë të parë.

Në postim, Hadid publikoi disa imazhe me një bluzë të zezë në të cilën shkruante ‘voto’ dhe në një palë pantallona të verdhë.

Gjithashtu në të përfshihen edhe disa pamje të vendeve në SHBA, ku tregon votimet për disa shtete.

Biondja u kërkoi fansave ‘të votojnë sikur lëkura juaj nuk është e bardhë, prindërit tuaj kanë nevojë për kujdes mjekësor, bashkëshorti juaj është një emigrant”, duke sjellë në vëmendje diskriminimin dhe shëndetin e njerëzve.

“Unë votova javën e kaluar së bashku me vajzën time përkrah, për një Amerikë që dua të shohë, por jo vetëm për ne – për kolegët amerikanë që janë më pak të privilegjuar”, shkroi ajo në mbishkrim.

“Keni një javë e gjysmë. Nëse votoni më herët unë jam krenare me ju. Nëse shkoni në votime më 3 nëntor, jam krenar me ju”.

Ylli përfundoi shkrimin duke thënë: “Cilido qoftë plani juaj, unë jam krenar për ju; sigurohuni që keni një të tillë! Më tregoni më poshtë”.

Ajo ndërkaq javë më parë u bë nënë për herë të parë, teksa mirëpriti një vajzë me partnerin e saj, këngëtarin Zayn Malik.

Postime të ngjashme

Nesër më 28 Janar vjen super projekti nga labeli MRM

T E

Mbahet koncerti i parë me publikun të inkubuar në flluska hapësinore – zgjidhja që këngëtarët kanë gjetur për periudhën e COVID-19

S.B.

Rita Ora flet për rolin e ri në “Twist”: Kam qenë gjithmonë një fanse e Charles Dickens, i kam lexuar shumë librat e tij

S.B.

Dedikimi prekës i Adriana Matoshit për ditëlindjen e vajzës: Do të plotësojë secilën dëshirë që ti e ke

S.B.

Homazh për mjekët që humbën jetën, kolegët mbjellin një pemë ulliri në oborrin e spitaleve në nder të Drini Dobit

S.B.

Yll Limani prezanton tatuazhin e dytë në trupin e tij

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...