Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gir: Nuk ka plan B, qëllimi është aderimi i Maqedonisë në BE

Shkup, 22 janar – Nuk ka plan B, qëllimi është aderimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Jam optimist. Tani pason harmonizimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në të vërtetë do ta fillojë procesin e negociatave, deklaroi ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir në një intervistë me MIA-n, përcjell Zhurnal.mk

“Këto bisedime vazhdojnë në Bruksel dhe me të vërtetë presidenca portugeze është zotuar të ndihmojë dhe do ta shtyjë procesin. Ndërkohë, ajo që është e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut, së bashku me Bullgarinë, të angazhohen në mënyrë dypalëshe në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, e cila do të mundësojë që situata të shkojë përpara”, nënvizoi Gir.

Në pyetjen e MIA-s se përfshirja e mosmarrëveshjeve bilaterale në procesin e zgjerimit është padyshim një pengesë për BE-në dhe se është veçanërisht e rrezikshme që historia të bëhet parakusht për anëtarësimin, Gir tha se në këtë rast fokusi është në dy gjëra – Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ta zgjidhin kontestin mbi bazën dypalëshe dhe vendi t’i përshpejtojë reformat.

“Nuk do të hyj në detaje rreth asaj që është diskutuar. Është e rëndësishme të përqendroheni në atë që është e rëndësishme në këtë rast. Dy gjëra janë të domosdoshme – e para është që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë të angazhohen në zgjidhjen e çështjeve të tyre në bazë dypalëshe dhe së dyti – ndërkohë  Qeveria të zbatojë dhe përshpejtojë procesin reformues. Pse është e rëndësishme – së pari, sepse është me rëndësi të madhe për qytetarët dhe së dyti, edhe reformat e lidhura me BE-në janë mënyra më e shpejtë për t’u afruar dhe më pranë familjes evropiane”, tha Gir.

Me ambasadorin e BE-së gjithashtu biseduam edhe për anëtarësimin e mundshëm në Zonën ekonomike evropiane, për ardhjen e vaksinave, mekanizmin KOVAKS, ndihmën e Bashkimit Evropian për riparimin e pasojave të krizës Kovid në ekonomi … (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Mos figurimi i bullgarëve në regjistrim, shkas për bllokimin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së!?

Z H

Rruga Krupishtë-Koçan pritet të jetë gati deri në dhjetor të këtij viti

R Zh

Gjykata Kushtetuese më 18 mars do të mbajë seancë për kushtetutshmërinë e ligjit për gjuhë

R Zh

Zaev: Marrja e shtetësisë me tre dëshmitarë, e papranueshme

Z H

Zaev e Pendarovski reagojnë ndaj kërkesave të presidentit bullgar Radev

Z H

Besëlidhja e Lezhës bënë bashkë shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...