Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar

Gir: Për BE të rëndësishme janë reformat, vendimet sillen unanimisht

Shkup, 3 mars – Maqedonia të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë, por njëkohësisht edhe t’i zbatojë reformat e nevojshme. Këtë në intervistë për TV21 e deklaroi euroambasadori Dejvid Gir. Ai nuk deshi ta komentojë faktin që për shkak të çështjeve bilaterale, Bullgaria e bllokon vendin tonë dhe për këtë arsye sërish mbetëm para dyerve të Bashkimit Evropian. E di që shkakton frustrime dhe se qytetarët duan t’i startojnë negociatat, theksoi Gir, por është fakt se gjatë vendimmarrjes BE-ja kërkon pajtim unanim.

“Së pari duhet të dyfishohen përpjekjet që të arrihet pajtim. Domethënë, Shkupi dhe Sofja duhet të vazhdojnë të komunikojnë me qëllim që të arrihet marrëveshje e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët. E dyta dhe gjëja më e rëndësishme është se Maqedonia e Veriut duhet ta ruajë dinamikën e reformave. Rrugëtimi drejt BE-së është përmes zbatimit të reformave, sa më shpejt që i zbaton reformat Maqedonia e Veriut, aq më shpejt do të ketë mundësi që t’i bashkëngjitet BE-së. Është shumë me rëndësi të mbahet këtë fokus”, theksoi Dejvid Gir – Euroambasador.

Por, edhe përkundër bllokadës së Bullgarisë, Maqedonia mbetet në qëndrim se bisedimet duhet të vazhdojnë me qëllim që të arrihet zgjidhje të përbashkët. Në po të njëjtën frymë është edhe përcaktimi i Planit Aksionar, i cili duhet ta vendosë bashkëpunimin e përbashkët të sektorëve. Dje, edhe kryeministri Zaev tha se ky plan do të hapë shumë mundësi për të dyja palët – për avancimin e bashkëpunimit dhe përafrimin e të dyja vendeve.


“Plani Aksionar të cilin e propozuam ne ishte plotësuar me mendime dhe ide nga Bullgaria dhe me të vërtetë është i pranueshëm. Këtu bëhet fjalë vetëm për një kreacion se si ta pasurojmë bashkëpunimin i cili do të sjellë investime. Më i pranueshëm dhe më pozitiv për qytetarët është bashkëpunimi ekonomik, që do të thotë hapje e vendeve pune, investime tona në Bullgari, investime nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut, që kanë të bëjnë me rrogat, me eksportin, me Bruto Prodhimin Vendor”, potencoi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, edhe krahas paralajmërimeve lidhur me atë se Maqedonia pranon bashkëpunim miqësor me fqinjin lindor, nga pala bullgare nuk kanë të ndalur provokimet, por edhe paralajmërimet se Bullgaria nuk mendon ta tërheqë bllokadën. Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva pas një takimi të shkurtër me homologun e saj të Maqedonisë, Bujar Osmani që u mbajt javën e kaluar, tha se askush nuk mund të ushtrojë trysni mbi Bullgarinë – që ajo t’i lejojë negociatat aderuese pa i plotësuar Maqedonia kërkesat e tyre.

Postime të ngjashme

Radiologjia prej një muaji pa rezonancë magnetike, pacientët paguajnë 500 te privati

R Zh

Edhe nesër me diell, nga e marta vranësira, reshje dhe ulje të temperaturave

R Zh

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...