Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gir: Përshëndesim përpjekjet për dialog konstruktiv

Shkup, 31 mars, Zhurnal.mk – Pajtueshmëria e arritur në mes liderëve të partisë në pushtet LSDM dhe partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, sipas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, është sinjal pozitiv që shpie drejt plotësimit të reformave në Maqedoninë e Veriut. Për tejkalim kolektiv të krizës korona, ambasadori Gir sugjeron vaksinim sa më masiv.

Marrëveshja e këtyre ditëve në lidhje me më shumë tema në mes liderëve të dy partive më të mëdha politike në vend, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, sipas ambasadorit të BE-së në vend, Dejvid Gir, është sinjal pozitiv për realizimin e reformave të nevojshme në rrugën evropiane.

“Ne i përshëndesim të gjitha përpjekjet për vendosje të dialogut konstruktiv përgjatë ndasive politike, që mundëson përparim në reformat që janë në interes të të gjithë qytetarëve”, deklaroi ambasadori Gir.

Bashkimi Evropian edhe më tej do të sigurojë mbështetje për sanimin e pasojave nga kriza korona, duke përfshirë edhe sigurimin e vaksinave, shton Gir.

“Në këtë moment është shumë e rëndësishme njerëzit plotësisht t’i respektojnë kufizimet dhe kushtet për kontroll të shkallës së infektimit. Ndërsa me disponueshmërinë e vaksinave, tani, të shkojnë dhe të vaksinohen. Kjo është mënyra më e mirë që garanton se do ta tejkalojmë krizën kolektivisht”, vlerësoi Gir.

Ndihma nga BE-ja për rimëkëmbjen ekonomike nga kriza korona në vendet e Ballkanit perëndimor është rreth 9 miliardë euro, shton ambasadori Gir.

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...