Giroud: Ibrahimovici është shembull për të rinjtë

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, konsideron se Zlatan Ibrahimovici është një shembull i shkëlqyer për futbollistët e rinj në San Siro.

Francezi kaloi nga Chelsea te Rossonerët gjatë afatit kalimtar veror dhe tashmë i ka shënuar dy gola në tri ndeshje për ekipin italian.

Më pas, 35-vjeçari rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe pastaj pësoi një lëndim në shpinë që e ka mbajtur jashtë fushe në javët e fundit.

“Jam shumë krenar që po luaj për Milanin dhe në Serie A. Ka qenë liga që e kam ndjekur kur kam qenë i vogël… Të dyja gjyshet e mia kanë qenë italiane, jam shumë krenar për origjinën time. E kam mësuar gjuhën në shkollë”, ka deklaruar Giroud për kanalin zyrtar të Serie A TIM.

(Foto: Instagram/giroud918)

Në Milanello, ai është takuar me një tjetër veteran të futbollit, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e skuadrës prej se është kthyer.

“Kam luajtur kundër Zlatanit disa herë. Ai vazhdon të luajë edhe në moshën 40 vjeçare dhe kjo do të thotë se është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Ai kujdeset për veten dhe trupin e tij, ndërsa edhe unë përpiqem ta bëj të njëjtën gjë për ta shijuar futbollin sa më gjatë që trupi im ma lejon”.

“Mendoj se ai është një shembull i shkëlqyer për të rinjtë dhe është një prej sulmuesve më të mirë në Serie A. Mezi pres të luaj me të dhe të kënaqemi në stërvitje”.

“Duam të argëtohemi dhe duam të fitojmë diçka me Milanin. Me Zlatanin, do të jetë më lehtë”, është shprehur Giroud.

Related posts

Mourinho flet pasi pësoi humbjen e parë në Serie A: Nuk kemi luajtur mirë

D V

Australianet vendosin rekord botëror në not

D V

Komiteti Olimpik shpërblen fitueset e medaljeve olimpike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More