Giroud ka arritur te Milani dhe i ka filluar stërvitjet

Sulmuesi i ri i Milanit, Olivier Giroud, ka arritur në Milanello për t’i filluar përgatitjet parasezonale te Rossonerët.

 

Sipas Calciomercato.com, ish-futbollisti i Chelseat do t’i fillojë stërvitjet për herë të parë me skuadrën e re, pas kompletimit të transferimit për dy milionë euro nga Stamford Bridge.

Francezi, i cili kishte shënuar 39 gola në 119 paraqitje gjatë karrierës me Blutë, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin italian.

Tuttosport raporton se ai do të jetë i gatshëm që të luajë në ndeshjen miqësore kundër Nice që zhvillohet të shtunën.

Në vazhdim, Rossonerët do të takohen me Valencian, Real Madridin dhe Panathinaikosin, gjatë përgatitjeve parasezonale. 

Related posts

Mësohet numri i tifozëve që do të lejohen të futen nëpër stadiumet e klubeve nga Serie A

D V

Të varur në fushë nga futbollistët shqiptarë, klubi turk shkruan në gjuhen shqipe në faqen zyrtare

Redaksia

Andi Hoti është ftuar nga Simone Inzaghi te ekipi i parë i Interit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com