Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Gjakovari lëndon boshtin kurrizor duke ikur nga policia

Ishte në muzikë live, gjakovari lëndon boshtin kurrizor duke ikur nga policia.

Masat anti-Covid po vazhdojnë duke mos u respektuar në Kosovë.

Policia e Kosovës, përgjatë patrullimeve në Gjakovë, ka dëgjuar muzikë tek një lokal edhe pas orarit të kufizuar dhe është detyruar ta bastisë.

Njëri nga mysafirët duke ikur me vrap ka rënë nga një lartësi prej dy metrash, duke pësuar frakturë në dorën e djathtë dhe lënduar boshtin kurrizor.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i rajonit të Gjakovës, Nysret Gujrkaj, për Gazetën Express.

I lënduari është dërguar në spital nga policia dhe po merr trajtim atje.

“Me datë 08.02.2021 rreth orës 01:00 të mengjesit, patrulla policore gjatë patrullimit kishte dëgjuar muzikë në lokalin “Muzikë live të XIKI” ne Gjakove, i cili ishte duke punuar pas orarit te lejuar. Me te verejtur policinë pronari kishte mbyllur lokalin, kishte fikur dritat dhe kishte detyruar klientet qe te perdorin nje dalje tjeter altenative e cila ishte e papershtatshme dhe pa ndriçim. Një nga musafirët (viktima) pasi ishte detyruar nga pronari qe te largohej me vrap nga dalja e lartëcekur kishte rene nga nje lartesi mbi 2 m, me këtë rast kishte lenduar boshtin kurrizor dhe kishte pesuar frakturë në dorën e djathTë. Ai është vërejtur nga polica të cilët kanë ftuar autoambulancën në vendin e ngjarjës”, deklaroi Gjurkaj.

“Viktima eshte hospitalizuar dhe gjendja e tij eshte stabile. Edhe përkunder shumë perpjekjeve polcia nuk ka mundur të kontaktoj me pronarin e lokalit, pasi qe dyert ishin te mbyllura, dhe se ishte larguar fshehurazi nga lokali. Lidhur me ketë rast do të vazhdojnë hetimet në vijim”, tha tutje ai.

Postime të ngjashme

Ambasada amerikane thirrje për vaksinim: Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta

D V

PDK sot në orën 16:00 zgjedh Kryesinë e re të partisë

D V

Qendra “Woodrow Wilson”: Të liberalizohen vizat për Kosovën, Franca dhe Holanda duhet të heqin dorë nga kundërshtimi

D V

Pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në 90 minuta

D V

112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme

D V

Situata me zjarret, raporti i Policisë së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...