Gjashtë deputetë dalin kundër vendimit për përjashtimin e Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha, kjo erdhi pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të tij.

 

Por, kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën kanë dalë gjashtë deputetë.

Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj, shkruan Top Channel.

Basha tha se për këtë vendim nuk ishte dakorduar me Berishën, vendim ky i cili nuk është aprovuar nga këta deputetë.

Deputeti Bujar Leskaj ka thënë se ky vendim ishte i gabuar, ndërsa Flamur Noka ka thënë se me këtë vendim po mohohet historia e Partisë Demokratike.

Ndërkaq pro vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka dalë deputeti Enkelejd Alibeaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij ka dalë po ashtu kundër vendimit të Bashës duke theksuar se me këtë vendim Basha ka shkelur çdo nen të statutit të PD-së.

Related posts

Manastirliu me fëmijët e shtëpisë së “Zyber Hallulit”: Vit shkollor të mbarë dhe të shëndetshëm

D V

Angela Merkel në Shqipëri më 14 shtator, gazetari zbulon detaje nga vizita e kancelares gjermane

D V

Qendrat shëndetësore verore, Manastirliu: Më shumë se 36 mijë qytetarë u shërbyen nga ekipet mjekësore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More