Gjashtë fshatra të Gjakovës mbeten pa ujë

Gjashtë fshatra të Gjakovës nuk do të kenë furnizim me ujë.

 

KRU “Gjakova” ka njoftuar se kjo vie si pasojë e një defekti të gypit kryesor fi 300 në Xërxe.

Fshati Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë do të mbesin pa furnizim me ujë, pasi që siç tregojnë nga KRU “Gjakova” do të bëhen punime në lokalizimin dhe sanimin e defektit.

“Defekt. Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 300 në Xërxe! Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë.Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura që sa më shpejt të rikthejmë furnizimin me ujë. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj! K.R.U.”Gjakova” sh.a”, ka njoftuar KRU “Gjakova”.

Related posts

Moti për sot, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

D V

Rrezikohet siguria e aviacionit, persona të panjohur i drejtuan rreze laser aeroplanëve, Policia nis hetimet në Lipjan

D V

Mblidhet Qeveria, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com