Agjencia Zhurnal.mk

Gjashtë prej të infektuarve me koronavirus në Kosovë janë në gjendje të rëndë

Në Kosovë janë regjistruar 61 raste me virusin COVID-19.

Në tërë territorin e Kosovës deri më tani janë regjistruar 61 persona të prekur me koronavirus, kurse një person ka humbur jetën.

Vetëm gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), janë realizuar 20 teste, ku 15 prej tyre kanë rezultuar negativë ndërkaq pesë persona janë në pritje të rezultateve.

Faik Hoti, drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë të ditur për lajmi.net, se nga 61 persona të infektuar me COVID-19, 24 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sipas tij, vetëm gjashtë persona e kanë gjendjen më të rënduar.

“Nga 24 raste të sëmurë me Covid-19 që po trajtohen në Klinikën Infektive, 18 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre kanë gjendje më të rëndë dhe janë me oksigjenoterapi”, ka treguar Hoti për lajmi.net.

Duhet theksuar se gjatë së hënës është regjistruar numri më i madh i të prekurve me koronavirus në Kosovë brenda ditës, ku nga 100 mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara, 26 prej tyre kishin rezultuar pozitiv në SARS CoV-2, kështu duke e çuar në 61 numrin total të të prekurve me koronavirus në vendin tonë. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...