Gjashtë zjarre në ambient të hapur në vend në 24 orët e kaluara

nga Xh M

Shkup, 9 qershor – Gjashtë zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Në komunën e Gjorçe Petrovit po digjej bimësi e ulët dhe deponi, Bimësi e ulët është djegur edhe në fshatin Miladinovc, komuna e Ilindenit, pastaj në rajonin e varrezave të reja në Prilep, si dhe në territorin e vendbanimit Glishiq në Kavadar.

Dy të tjerat janë regjistruar në territorin e Gjevgjelisë. Në rajonin e zonës industriale “Blok Tehno” po digjej një deponi e egër, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe një pyll të degraduar me kërcell të ulët në “Mërznenski Rid”.

Të gjitha gjashtë zjarret janë shuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More