Gjatë fundjavës mot stabil dhe i thatë, borë pritet javën e ardhshme

nga D V

Shkup, 7 shkurt – Vazhdon periudha e motit stabil dhe i thatë, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të jenë në kufijtë mesatare për këtë periudhë të vitit. Nga mesi i javës së ardhshme priten reshje lokale, kryesisht borë, njoftuan sot nga DPHM-ja.

Nesër në disa lugina do të ketë kushte për mjegull. Temperatura më e ulët gjatë ditës së nesërme pritet të arrijë minus gjashtë gradë Celsius. Sipas paralajmërimit, 11 gradë Celsius është paraparë të arrijë temperatura maksimale në Gjevgjeli.

Në Shkup gjatë ditës së nesërme parashikohet temperatura të arrijë maksimum tetë gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More